Me kokë dhe zemër për drejtësi sociale – Hilmi Gashi kandidon për këshillin e madh komunal të komunës Muri-Gümligen

Date:

Partia e Gjelbër, dega e Muri-Gümligen kanë prezantuar dhjetë kandidatë për zgjedhje në këshillin e madh komunal dhe dy për këshillin e vogël komunal. Në mesin e tyre është edhe Hilmi Gashi, drejtues i grupeve të interesit në Unia dhe aktivist në çështje të migracionit.
Si një parti e sapothemeluar, katër vjet më parë të Gjelbrit e Muri-Gümligen garuan për zgjedhje. Ata kanë arritur të merrnin tre vende në këshillin e madh komunal.

Si një grup i vogël parlamentar, siq shkruajnë ata, të Gjelbrit kanë arritur të vendosin thekset në parlament dhe në komunë. Për shembull, me lëvizjen „Stacioni RBS pa pengesa“, u shqyrtua mundësia e aksesit të stacionit Muri të RBS apo u kërkua hapësirë për jetesë më të përballueshme me paraqitjen e suksesshme të iniciativës „Jetesa e përballueshme në Muri-Gümligen“. Në legjislaturën e ardhshme, të Gjelbrit do të përqendrohen në mbrojtjen e klimës dhe drejtësisë sociale. Sidomos kjo temë e dyta, pra drejtësia sociale është edhe pjesë e programit të kanidaturës së Hilmi Gashit, i cili garon me shprehjen: Me kokë dhe zemër për drejtësi sociale!

Klima dhe drejtësia sociale

Të Gjelbrit dëshirojnë të promovojnë biodiversitetin dhe energjinë diellore në komunë, të krijojnë hapësira takimesh ndërgjeneratash dhe ndërkulturore dhe të sigurojnë mundësi më të barabarta nëpër shkolla. Promovimi i hapësirës më të përballueshme të jetesës është gjithashtu një shqetësim i rëndësishëm i të Gjelbërve të Muri-Gümligen. Një pjesë e madhe e hapsirave të banimit kanë qira shumë të larta, gati të papërballueshme për njerëz me paga të ulëta dhe të mesme. Për këtë shtresë të shoqërisë duhet gjetur zgjidhje, që ndërtimet e mbështetura nga komuna të përmbajnë edhe një pjesë të hapsirave të banimit me çmime të arsyeshme dhe të përballueshme.

Vullneti për mirëqeverisje

Fakti që të Gjelbrit janë teknikisht bindës në komunë, dëshmon zgjedhja e presidentes Carole Klopfstein në bordin administrativ të operacioneve komunale Muri (gbm), e cila u realizua në fund të qershorit, informon Shtegu.com. Të Gjelbrit janë të gatshëm të marrin më shumë përgjegjësi në Muri-Gümligen dhe për këtë arsye gjithashtu dalin edhe për këshillin e vogël komunal. Me Franziska Grossenbacher dhe Carole Klopfstein, të Gjelbrit Muri-Gümligen kanë dy personalitete të lidhura mirë dhe me përvojë për të zgjedhur. Të Gjelbrit duan të marrin një vend në këshillin e qytetit. Një lidhje me listën me PS, EPP dhe forumin e forcon këtë qëllim.

Në mesin e dhjetë të emëruarve për këshillin e madh komunal, është edhe sindikalisti i Unia, Hilmi Gashi, i cili këtë kandidadturë e ka bërë publike në profilin e tij në Facebook, duke shkruar: „Do të kandidoj në komunën time për këshillin e madh bashkiak (legjislaturë) dhe pres me padurim votat tuaja, për mua dhe të Gjelbrit“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...