Policia austriake harron guximtarin shqiptar, nuk i jep shpërblimin e premtuar

Date:

Sot një maniak seksual serial është gjendur para gjykatës në Austri, falë një djaloshi të guximshëm shqiptar

John B., azilkërkues nga Unioni i Komoreve, dyshohet se i kishte zënë në pritë dhe ka abuzuar me dhjetë gra në Klagenfurt të Austrisë. Mirëpo në një rast, Leotrim Zhegrova qëlloni në kohë dhe vend të duhur, i cili e pa një sulm gjatë vozitjes dhe reagoi heroikisht.

Ai e verboi sulmuesin me drita, e ndoqi maniakun seksual pas një përplasje të shkurtër dhe e shpëtoi gruan në veturën e tij, informon Shtegu.com. Derisa erdhi policia të cilën ai e alarmoi0, afrikani ka mundur të arratisej.

Ai më pas u kërkua dhe u kap në bazë të imazhit fantazëm, i cili u bë me ndihmën e informatave të Leotrimit. Pas bërjes pubilke të fotos, një ish e dashur e njohu 30-vjeçarin, e cila gjithashtu kishte qenë e torturuar nga ai. Atëpobtë, policia për krime të rënda e Austrisë në Kärnten, kishte premtuar për Leotrimin e guximshëm një shpërblim prej 500 eurosh ose për t’i dhënë një mirënjohje. Kjo kishte ndodhur pak para krizës së koronavirusit dhe me sa duket u la në harresë.

Leotrimi është i zhgënjyer: “Nuk ka të bëjë me paratë për mua. Do të isha i lumtur të pija edhe kafe dhe tortë. Por kështu nuk duhet vepruar me guximtarët“.
Kështu që unë ta bëj të qartë diçka, kurrë nuk kam kërkuar asgjë, më kanë premtuar

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...