Një 17-vjeçar nga rrethi Bamberg në Gjermani, të martën pasdite u arrestua pasi u paraqit si polic në autostradë. Gjatë kontrollit të mëvonshëm, policia gjeti edhe një armë, informon Shtegu.com. Mëngjesin e së martës, një shqiptar po ngiste veturën në autostradën A3 rreth orës 01.30.
Pak para vendparkimit të makinave Sandgraben në rrethinën ëürzburg, vetura BMë papritmas e ndezi një dritë blu përpara tij. Duke menduar se bëhej fjalë për një kontroll të vërtetë, vozitësi shqiptar e ndoqi veturën. Në parking, nga BMë zbritën një burrë dhe një grua, treguan një lloj kartë identitei kinse policor dhe ia kërkuan patentën e shoferit. Por për shqiptarin gjithçka ishte e dyshimtë, kështu që ai e thirri numrin e urgjencës. Dy oficerët e dyshuar të policisë u larguan, megjithatë shqiptari i shënoi autotargat e veturës.
Më në fund prangat u vendosën në Sambach. Tani 17-vjeçari duhet të përgjigjet për disa delikte. Arma e gjetur ishte një armë me ajër të kompresuar me pamje mashtruese. Ajo nuk është ilegale, por ngasja po, pasi 17-vjeçari nuk kishte patentë shoferi.

