Ekonomisti francez, Philippe Aghion është profesor në Kolegjin e Francës, ku kryeson katedrën „Institucionet, inovacioni dhe rritja“. Së bashku me një autoro tjetër, ai e ka shkruar: „Fuqia e shkatërrimit krijues“ për Odile Jacob, në dyqanet e librave më 14 tetor. Ai ishte mysafir i intervistës së mëngjesit në „France Inter“, informon Shtegu.com.
Pas një debati të gjatë lidhur me ekonominë e Francës në këtë kohë pandemie, ai ka ofenduar rëndë Shqipërinë, duke pohuar: „Nga njëra anë, Covid ka çuar në shkatërrim të vendeve të punës, falimentime biznesi. Nga ana tjetër, kriza hap një hapësirë për aktivitete të reja inovative „. „Inovacioni është përparim. Një shoqëri që nuk ripërtërin më, është një shoqëri që stagnon, kjo është Shqipëria“, tha ai përpos të tjerash.
Me këtë rast, Redaksia e „Shtegu.com“ i ka dërguar mesazh për të kërkuar falje publike.

