Ky është Arifi që e shkeli pak si shumë BMW-në në Birmenstorf të Zvicrës

Date:

Zëdhënësi i policisë „Mu këta vozitës të shpejtë po i kërkojmë“

Policia e Kantonit Aargau është në veprim e sipër. Edhe një herë ajo e ka hetuar një „vozitës të krisur“. Sipas hulumtimit të „Blick“, shqiptari Arif T. e ka ngarë veturën në Birmenstorf me 164 km/h. Ai nuk dëshiron të thotë asgjë për shpejtësinë e tepërt. Për këtë, zëdhënësi i policisë Bernhard Graser flet me një gjuhë të thjeshtë.

Oficeri i policisë që kreu një matje radari të lëvizshëm midis Birmenstorfit dhe Gibstorfit të shtunën e kaluar, nuk u besonte syve të tij. Pak pas orës 23.30, një veturë fërshëlleu në rrugën Bruggerstrasse me 164 km/h. Kufiri i shpejtësisë aty është 80 km/h në rrugën jashtë qytetit.

Do të thotë: Pasi zbritjes së tolerancës, shqiptari që po shpejtonte e ka ngare veturën më shumë se 77 km/h. Sipas ligjit: bëhet fjalë për një „vozitës të krisur“! Polici është i vetëdijshëm për këtë. Ai menjëherë e shikon targën në imazhin e radarit dhe e fillon hetimin.
Me sukses: një patrullë policore. vozitësin e gjeti natën në vendbanimin e tij dhe ia mori patentën e shoferit. Prokurori publik hapi një çështje kundër djaloshit shqiptar. Vetura, një BMW M135i e zezë, nuk mund t`i konfiskohej sepse nuk i përket atij, informon Shtegu.com.
Fjala u përhap shpejt në rajon, se në cilën derë trokiti policia. Te kosovari Arif T. (23). Kur e vizitoi gazetari i „Blick“, ai e hapi derën me vonesë – plotësisht i përgjumur. Ai nuk ka dashur të flasë për veprimin e tij. „Nuk dua të them asgjë“, thotë ai dhe e mbyll derën.

Bernhard Graser nga policia e Kantonit Aargau është pronocuar me fjalë të qarta për këtë. «Pikërisht këta vozitës po i kërkojmë! Me shpejtësinë e tyre të tepërt, ata jo vetëm që rrezikojnë jetën e tyre, por edhe jetën e personave të tjerë”, thotë ai.

Kjo është arsyeja pse policia është ende në rrugë rregulisht gjatë natës me një sistem radari të lëvizshëm dhe gjatë ditës me një pajisje laser. Graser: „Në këtë mënyrë do t`i tërheqim nga komunikacioni vozitësit e tillë të pamëshirshëm“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...