Florim Gashi nuk shkoi gjatë kësaj vere në Kosovë. Është hera e parë që dy dekada, që nuk shkon në vendlindje. Për të, pushimet verore do të thonë vizitat e të afërmve dhe familjarëve, miqve, dasmat dhe gazmendet tjera familjare
Që nga vuitu 1992, Florimi jeton në Bamberg dhe është udhëheqës i një shoqate kulturore gjermano-shqiptare, ndërsa është edhe në një këshillimore të integrimit në qytet. Në Bamberg jetojnë mbi 700 kosovarë. Shumica janë në kërkim të ndonjë pune, pasi këtu kanë ardhur për një ardhmëri më të mirë. Për këtë arsye, vizita te familjarët është e mundur vetëm gjatë pushimeve.
Mu këto udhëtime për pushime, gjatë javëve të fundit Gjermanisë i kanë sjellë një sërë infektimesh të reja që kanë të ngjarë të ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme. Shumica e personave me Covid-19, te të cilët supozohet se janë infektuar jashtë vendit, në muajin gusht erdfhën nga Kosova. Mbi 2500 janë infektuar me virus në shtetin ballkanik, shkruan „ëaz“, transmeton Shtegu.com. Sa për krahasim: Sipas Instituti Robert Koch, në Spanjën turistike në të njëjtën periudhë, janë infektuar vetëm 658 persona.
Edhe në Bamberg, gjatë javëve të kaluara ishin të kthyerit nga Kosova dhe Turqia ata të cilët u regjistruan më së shumti si rate të reja të koronavirusit. Shumica e të njohurve të Florimit nga Bambergu (sikurse edhe ai personalisht) shkojnë për dy javë për pushime verore me fëmijët e tyre te familjarët në Kosovë. Në këtë periudhë më së shumti organizohen dasmat.
Edhe Hetem K. i ka vizituar familjarët duke mos i dhënë rëndësi pandemisë. Ai dëshiron të qëndrojë anonim, sepse nuk do të armiqësohet me askënd. Florimi tani e takon Hetemin vetëm sepse ai ka një test negativ që e bëri në qendërn e testimit në Passau gjatë kthimit nga vendlindja.
Se testi i tij doli negativ dhe që nuk është infektuar, ka qenë vetëm një fat, është i mendimit Hetemi. 45-vjeçari me bashkëshorten dhe tre fëmijët ishte në Kosovë, i vizitoi anëtarët e familjes dhe miqtë. Ai ishte brengosur që për një kohë të gjatë nuk i kishte vizituar prindërit e tij, rrëfen Hetemi. Mirëpo, disa persona kontaktues të tij me sa duket kanë qenë të infektuar me koronavirus, vazhdon ai.
Takimet si ato të Hetemit me miq dhe familjarë, janë shndërruar në problem, pasi në Kosovë ekziston një obligim i rreptë për mbajtje të maskës në hapësira publike. „Por kjo nuk sjell asgjë po që se në shitore e mban një maskë dhe më pas kthehesh në shtëpi dhe i përqafon të gjithë“, pohon Florimi. Shumë familje në Kosovë kanë më tepër se 50 anëtarë, një aheng me 200 persona llogaritet si i vogël. Në pushimet në Maillorca nuk ka përse të afroheni me njëri-tjetrin, kështu e arsyeton Florimi dallimin eklatant të infeksioneve të të kthyerve.
Përkundër paralajmërimeve, Gashi ka njohuri se me qindra kosovarë nga Bambergu gjatë verës pandemike kanë shkuar në vendlindje. Nga ana tjetër, ai ua anuloi pushimet e shumëpritura dy fëmijëve të tij. Por, në krahasim me të njohurit nga Bavaria, në familjen e tij asnjë nuk është i infektuar me koronavirus. Në Kosovë askush nuk mban distancë apo edhe nuk izolohet përkundër simptomave. Po të shkoja atje dhe të mos i vizitoja miqtë, tërë jetën do të mbeteshin të ofenduar“. Të injorosh një shtrëngim dore apo përqafim, në Ballkan është e paimagjinueshme.
Pra, Florimi me familjen e tij qëndroi në Gjermani. Në vend të kësaj, ai ka tregtuar për anëtarët e shoqatës së tij, të cilët pas kthimit nga vendlindja është dashur të qëndrojnë në karantinë. Ai për çdo ditë telefonon me nënë e tij 75-vjeçare në Prishtinë. Florimi është duke shpresuar se ndoshta gjatë festave të fundvitit do të mund ta vizitojë, po që se rrjedha e infektimeve në Kosovë vendoset nën kontroll.
Por, për momentin nuk duket ashtu, pasi arsyeja nuk është vetëm te kultura dhe mentaliteti, por edhe te situata politike rrëzë greminës të këtij vendi ballkanik.Gjatë mosmarrëveshjeve për vendosjen e gjendjes së jashtzakonshme në Kosovë, nga fundi i muajit mars u shpërnda Qeveria e vendit. Pas përpjekjeve politike disamujore, në muajin maj Parlamenti e zgjodhi për kryeminstër politikanin konservativ Avdullah Hoti, me disa vota më shumë.
Në ndërkohë, për shkelje të masave preventive kundër koronavirusit, ekzistojnë gjoba të larta, por kontrolet janë të rralla, informon Norbert Beckmann, i cili për bvite të tëra është i angazhuar në rajon për Fondacionin Konrad-Adenauer. Sipas Minsitrisë së Jashtme gjermane, „një përkujdesje mjekësore sipas standardit gjerman nuk mund të ofrohet“.
Një test për koronavirus kushton diku 200 euro, ndërsa paga mesatare është vetëm 300 deri 400 euro dhe shumica janë të papunë. Nuk është befasi që shumica nuk testohen apo që e injorojnë rrezikun e infektimit.
Florim Gashi nënvizon se secili duhet të jetë i vetëdijshëm se me çfarë rreziku mund të ballafaqohet“. Megjithatë, ai përfundon: *Thjesht, gjatë këtij viti është dashur të shmangen udhëtimet dhe vizitat“.

