Prokuroria Federale zvicerane, të premten në mëngjes realizoi një operacion antiterrorist në Kantonin Fribourg. U kryen tre kërkime dhe u arrestuan katër persona
Të tre kërkimet u zhvilluan në kuadrin e dy procedimeve penale që Zyra e prokurorit të përgjithshëm (MPC) po heton kundër katër personave. Procedurat penale u hapën në gusht të vitit 2020 kundër një shtetase kosovare 28-vjeçare dhe një shtetasi verimaqedonas 29-vjeçar. MPC hapi procedurat e tjera penale në shtator 2020 kundër një shtetasi kosovar 26-vjeçar dhe një shtetasi të dyfishtë zvicerano-kosovar 34-vjeçar. Të katër të pandehurit janë me vendbanim në Kantonin Fribourg, shkruajmë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.
Të dy procedurat penale u hapën nën dyshimin e shkeljes së nenit 2 të Ligjit federal që ndalon grupet „Al Qaeda“ dhe „Shtetin Islamik“ dhe organizatat përkatëse dhe përkrahjen, përkatësisht, pjesëmarrjen në një organizatë kriminale, tha një njoftim për shtyp i MPC.
Të katër të pandehurit u arrestuan dhe më pas iu dorëzuan MPC-së. Për shkak të rrezikut të bashkëpunimit, kërkimet dhe arrestimet u kryen njëkohësisht. Prezumimi i pafajësisë vlen për të gjithë personat e akuzuar.
Në këtë operacion, MPC përfitoi nga bashkëpunimi i Shërbimit federal të inteligjencës, Zyrës federale të policisë (fedpol) dhe Policisë Kantonale të Fribourgut.

