Hannover 96 ka angazhuar një lojtar tjetër me perspektivë. 17-vjeçarin shqiptar, Ramen Cepele i cili vjen nga Interi. Fillimisht ai ishte supozuar për U19, por duhet t’ubashkohet profesionistëve. Mbrojtësi i talentuar qendror tashmë është ftuar edhe në Kombëtaren A të Shqipërisë
„Me angazhimin tonë ne jemi duke vazhduar rrugën për të sjellë lojtarë të rinj, shumë të talentuar në 96, t’i trajnojmë dhe pastaj t’i sjellim në skuadrën profesionale. Ai kishte oferta nga disa klube të tjera, kështu që ne jemi të kënaqur që ai ka zgjedhur Hannover 96“, thotë i lumtur drejtori sportiv Gerhard Zuber, informon Shtegu.com.
Kush është ky Ramen Cepele? Majtak, i gjatë 1.82 metra, i lindur në 2003. Cepele lindi dhe u rrit në Italinë veriore, megjithëse ka rrënjë shqiptare. Kjo shpjegon pse ai u nominua kohët e fundit për herë të parë për ekipin kombëtar të të rriturve të Shqipërisë, pas ndeshjeve ndërkombëtare për U15, U16 dhe U17 të Italisë.
„Ramen fillimisht do të luajë në U19, por në të ardhmen është planifikuar për ekipin profesionist“, thotë Zuber.

