“Si asambleiste e Ostermundigenit, unë do të përkushtohem të punoj për barazi dhe drejtësi sociale. Të dyjat janë shtyllat kryesore për një shqoëri funksionale. Do të mbështes çdo qytetar dhe do të jem zëri i të gjithëve. Bashkë me ndihmën tuaj do t`i ndërtojmë kushtet më të mira për komunën tonë”. Në këtë mënyrë politikanja e re shqiptare u promovua dhe firtoi në zgjedhjet komunale të kësaj fundjave në Komunën Ostermundigen të Zvicrës.
Emsalja fitoi gjithsej 2172 vota, duke zënë vendin e dytë në listën zgjedhore. Një sukses që do t`ia kishte lakmi secili.
Përndryshe, Emsale Selmani ka përfunduar Bachelorin e Drejtësisë në Universitetin e Bernës, që më pas të përfundojë edhe studimet Master në Universitetin e Fribourgut për të Drejtën Europiane dhe Drejtësi, informon Shtegu.com. Emsale Selmani për momentin është e punësuar pranë instancave gjyqësore në Kantonin e Bernës.

