Kryeqyteti helvetik edhe njëherë dëshmon frymën humane me migrantët

Date:

Varfëria lidhur me pandeminë: Këshilli komunal dëshiron t`i shmangë rastet e vështira
Bern, 6 korrik 2020. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, situata ekonomike e shumë personave në Bernë është përkeqësuar. E prekur është veçanërisht popullata e huaj. Shumë migrantë nuk marrin ndihmë sociale nga frika e humbjes së statusit të lejeqëndrimit.

Këshilli komunal nuk dëshiron që përfitimi i mirëqenies sociale i ndërlidhur me Covid-19, të ketë pasoja juridike negative për ata që janë të prekur. Në këtë drejtim, autorizimer e tij qyteti i Bernës do t`i përdorë për të përfituar popullsia e huaj.

Pandemia e koronavirusit ka përkeqësuar më tej kushtet e jetesës së shumë të huajve po rrezikohen ose janë në rrezik të varfërisë. Shumica prej tyre e shmangin shkuarjen në entin e ndihmës sociale edhe pse janë në një situatë emergjente ekonomike, për të mos rrezikuar statusin e tyre të lejeqëndrimit. Këshilli komunal e kupton këtë, por këtë reagim e vlerëson si të gabuar. Ata që kanë të drejtë në ndihmë sociale, gjithashtu duhet të përfitojnë nga kjo mundësi. Nëse ndokush është në një emergjencë ekonomike për shkak të pandemisë Covid-19, kjo do të merret parasysh gjatë rinovimit të lejeqëndrimit.

Shqyrtimi i parashtresës: Përfshirja e varfërisë lidhur me pandeminë

Autoritetet e migracionit të qytetit do ta marrin parasysh varfërinë në lidhje me pandeminë, si pjesë e parashtresës së tyre nga Ligji i imigracionit. Ata do të kryejnë vlerësime të rasteve situative individuale dhe do të marrin parasysh efektet e pandemisë Covid 19 në vlerësimin e pavarësisë ekonomike gjatë rinovimit dhe lëshimit të lejeqëndrimit dhe vendbanimit.

Këshilli komunal gjithashtu do të merr parasysh përfitimet e ndihmës sociale lidhur me pandeminë, si pjesë e ekzaminimit paraprak të parashtresave të natyralizimit dhe këshillit qeveritar i ka kërkuar që ta marr këtë parasysh gjatë shqyrtimit të parashtresave të natyralizimit dhe, pas konsultimit me SEM (Sekretariati Shtetëror për Migracion), të hartojë një përjashtim përgjithësisht detyrues për të gjithë Kantonin e Bernës.

Informata të mëtejshme:
– Këshilltarja komunale Franziska Teuscher, drejtore për arsim, çështje sociale dhe sport,
Telefoni 031 321 64 33
– Këshillitari komunal Reto Nause, drejtori për siguri, mjedis dhe energji,
Telefoni 031 321 50 01.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...