Sulejman Rexhepi uron besimtarët myslimanë

Date:

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, reisi Sulejman Rexhepi ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Në urimin e tij, ai ka ftuar besimtarët të kenë kujdes për shëndetin e tyre deri në shfuqizimin e masave për shkak të pandemisë së virusit korona.

“Ju lutem tregoni kujdes për shëndetin e juaj deri në eliminimin e tërësishëm të masave dhe që po i imponon pandemia fatkeqe e cila e ka përfshirë tërë globin, sepse mbrojtja e shëndetit është një obligim i rëndësishëm”, tha Rexhepi.

Reisi i ka falënderuar besimtarët, pasi sipas tij të njëjtit kanë disiplinë pas hapjes së xhamive.

“Dua të ju falënderoj për respektimin e masave dhe për disiplinën dhe respektin me të cilin dëshmuat botëkuptimet e juaja civilizuese pas hapjes së xhamive”, tha Rexhepi.

Në urimin e tij, Rexhepi gjithashtu vlerësoi se Ramazani që kaloi, edhe pse ishte në pandemi, i ka bërë më të fortë besimtarët myslimanë.

“Ne po dalim nga një Ramazan që sivjet ishte pak më ndryshe nga vitet e kaluara, por vetëm nga forma e jashtme e tij. Brendia e muajit të bekuar përkundër pandemisë që i imponoi masat e shumta ishte e pandryshuar sikur në 15 shekujt e kaluar të Islamit në historinë e vet. Në fakt, jam i bindur që Ramazani që na përcjelli na bëri më të fortë. Rreziku që na sillej vërdallë, ndikoi të mbështetemi edhe më shumë”, tha Rexhepi. TV Koha.tv

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...