Për një çift bashkëshortësh gjerman nga Kèlni, dukej se ishte biznes fitimprurës; xhiro treditore me veturë derinë Norvegji dhe fitim prej 5000 eurosh. Ishin udhëtime korrierësh, tre kilogramë kokainë kanë qenë të fshehur në veturë. Ky bizens u shkoi mirë disa herë, por pasi e kaluan kufirin danez, kontrabanda e tyre përfundoi. Që nga ajo kohë, çifti nga Këlni është në një burg të Suedisë.
Që nga e marta, një koordinator i dyshuar nga Shqipëria është dashur të përgjigjet në Gjykatën e qarkut në Këln. Shqiptari akuzohet për organizimin dhe monitorimin e udhëtimeve të drogës të çiftit gjerman. Korrierëve, 41-vjeçari u është prezantuar si „Mister X“.
Transportin e lëndëve narkotike, çifti e kishte realizuar kryesisht me një veturë të llojit Jaguar, të miratuar enkas për ta. Drogën e kishin fshehur në airbagin e bashkudhëtarit, të cilin e kishin hequr bnga vendi, duke krijuar hapësirë për të, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Udhëtimi i tyre i fundit i muajit shtator të vitit 2018, përfundoi prapa grilave. Hetuesit doganorë e kishin zbuluar kokainën në një zgavër të krijuar në zonën e ulëses së pasme.
Çifti gjerman ishte dënuar në Suedi me më shumë se pesë vjet burg dhe të dënuarit aktualisht janë në pritje të ekstradimit në Gjermani, i cili ka të ngjarë të vonohet nga efektet e pandemisë së koronavirusit. Atje, atyre do t`u bëhet procesi për veprime të mëtutjeshme, të cilat gjithashtu kanë të bëjnë me importin e drogave nga Roterdami në Holandë.

