PËR VITIN 2020 SHTYHET GARA PËR KUPËN E KOSOVËS NË ZVICËR
Të nderuar anëtarë të Kryesisë së UKSHFZ dhe kryetarë të klubeve shqiptare të futbollit në Zvicër!
Në përputhje me këtë vendim jemi të detyruar që garën për Kupën e Kosovës në Zvicër për vitin 2020, ta shtyjmë për një kohë të pacaktuar.
Kryetari i UKSHFZ-së, z. Feti Demolli, ju përshëndet të gjithëve dhe ju lut që të komunikojmë duke dhënë ide e propozime se si të veprojmë.
Propozimi është që gara jonë për Kupën e Kosovës në Zvicër, nëse lejojnë kushtet të cilat na ka prekur të gjithëve, të mbahet në muajit tetor 2020.
Me këtë, ne nuk do të bënim shkëputje nga ky aktivitet me çka edhe do të dilte fituesi i Kupës së klubeve shqiptare në Zvicër për vitin 2020, që do të kishte të drejtë të shkonte në Kosovë për të garuar bashkë me fituesin e Kupës së Kosovës dhe fituesin e Kupës së klubeve shqiptare në Zvicër, për Super kupën Kosovë – Diasporë, normalisht nëse në Kosovë do të ekzistonin kushtet për mbajtjen e një gare të tillë.
Ju lusim që të jepni mendimet, propozimet e sugjerimet tuaja në duke na kontaktuar në telefon apo edhe në e-mail, pasi që kjo shkresë do t´u dërgohet juve, anëtarëve të Kryesisë së UKSHFZ dhe klubeve shqiptare në Zvicër, të cilat kanë të drejtë të marrin pjesë në këtë garë.
Kryesia e UKSHFZ juve dhe familjeve tuaja ju dëshiron ditë të mira dhe përballim të suksesshëm të kësaj pandemie.
Kryesia e UKSHFZ
Kryetari: Feti Demolli

