Në lidhje me plaçkitjen e korrikut të kaluar të një transportuesi parash të „SecurePost“, një pjesë e parave është gjetur
Verën e kaluar, në Thunstetten BE për shkak të plaçkitjes së miliona frangave nga një transportues parash të „SecurePost“ zyra e prokurorit publik në Solothurn kreu një hetim penal kundër gjithsej 15 personave, shkruajnë mediat zvicerane. Siç bëhet e ditur nga një komunikatë e së enjtes, një pjesë e vjedhur nga 4,5 milionë franga zvicerane tani është gjetur.
Disa persona u arrestuan përkohësisht, transmeton Shtegu.com. Të akuzuarit janë persona nga Zvicra, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Gjermania dhe Turqia. Prokurori publik supozon se ata ose ishin të përfshirë drejtpërdrejt në plaçkitje ose ata kanë pasur ndonjë lidhje me transferimin apo fshehjen e veprës.
Më 16 shkurt 2020, në Rosenheim të Gjermanisë u arrestua një gjerman 30-vjeçar, në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë publike në Traunstein (D). Tashmë, janë siguruar rreth 1.6 milion franga zvicerane, transmeton Shtegu.com. I akuzuari pranon se e ka mbajtur për një kohë të gjatë vlerën e të hollave. Më vonë, rreth 900,000 franga u gjetën në Kantonin e Solothurnit.
Gjatë plaçkitjes së 1 korrikut 2019, që ndodhi në realicionin në mes të Oensingen dhe Thunstetten, nuk është përdorur dhunë dhe askush nuk është lënduar. Krimi ka ndodhur vetëm 15 kilometra larg selisë së „SecurePost në Oensingen“. Siç tregon një vendim i Gjykatës federale të publikuar në dhjetor 2019, plaçkitja është kryer „me pjesëmarrjen e votzitësit“ („Blick“ kishte raportuar).
Rrjedha e saktë e krimit dhe kontributi i supozuar i të dyshuarve janë ende objekt i hetimeve penale. Sipas zyrës së prokurorit publik në Solothurn, aktualisht askush nuk është i arrestuar.

