Disa foto që kanë ardhur në redaksinë tonë, tregojnë pamje të mjerueshme që po shkaktohen në kohën kur popullata është e detyruar të qëndrojë në shtëpi, për shkak të krizës së koronaviruisit. Dikush po e shfrytëzon këtë situatë që në mënyrë tinzare të uzurpojë pronë shoqërore në qendrën tregtare „Treska“ të kësaj komune, duke shkatërruar edhe atë pak gjelbrim për të cilin pronarët e lokaleve janë përkujdesur me vite të tëra.
Rasti po ndodh në kohën e periudhës parazgjedhore, kur BDI po promovon vlera të demokracisë, por në të njëjtën kohë, edhe të paaftësisë për të ndërtuar një shtet ligjor, ku do të sundonte ligji dhe mirëqenia shoqërore, e jo nxitja e urrejtjes ndërvëllazërore, shkruan burimi nga Shkupi që do të mbetet anonim.
Me gjithë përpjekjet për të kontaktuar përgjegjësit rreth këtij rasti, ata nuk kishin qasje për shkak të koronavirusit, prandaj shpresojmë se inicuesit e këtij projekti do të ndërgjegjësohen dhe do t`i vendosin gjerat në vend, për të kontribuar në mbarëvajtjen e normalitetit në këtë qendër.










