Në rrethinën e Bernës është zhdukur një lloj i rrallë i një maceje të bukur. Pronarja e saj ka shpërndarë fletushka nëpër lagje për t`i lutur të gjithë ata që e kanë parë rastësisht macen ta informojnë sa më shpejt. Lloji i kësaj mace me nofkën Roni është blu ruse, gjinia mashkullore në moshë të re, gjatësia e qimeve e shkurtër, ngjyrë gri, me një çip përkatës dhe jo i kastruar.
Macja është zhdukur më datë 15 mars të këtij viti.
Të gjithë ata që mund të kenë informata për vendodhjen e maces, luten që të kontaktojnë pronaren, e cila ka një dhuratë modeste për gjetësin. /Shtegu.com/





