Serbia i ka borxh Kosovës territor rreth tri Kosova (1804-1912)

Date:

Ragip Mexhuani/
Ky shkrim është mbështetur kryesisht në literaturën serbe. Tatomir Vokanović: Banorët nëpër vendbanimet dhe qytezat e Serbisë,para kryengritjës së parë serbe kanë qenë kryesisht me shumicë turke.

Në vitin 1783 në periferi të Beogradit kanë qenë 6.000 shtëpi turke dhe 800 shtëpi serbe.Në Beogradi shumica e lagjeve i mbanin emrat e nacionaliteteve(e shqiptarëve,grekëve,çifutëve,jevgjëve). 1804-1813 në Beograd kishte 16 varreza turke, 2 serbe, 1 jevreje dhe 1 jevge. Akademia serbe: në Beograd kishte 51 xhami. 1804-1813 në Serbi kishte 354 xhami dhe kishte vetëm 156 kisha. Sipas E.Qelebiut: 1521-1867 në Beograd kishte 270 xhami. Dr.Nikola Vućo: Serbia më 1834 kishte 678.182 banorë. Sadulla Brestovci: në Beograd edhe më vonë (1833) numrin më të madh të turqve e përbënin arnautët (shqiptarët) dhe boshnjakët…. Më 1784 Kraleva ka patur 89 shtëpi turko-shqiptare,11 serbe.Më 1826 Çupria ka patur 230 shtëpi shumicë turko-shqiptare e pak serbe.Sipas T.Vukanoviq,kryesisht edhe në vendb.-qytezat tjera ne Serbi më shumë kishte popullatë turke, se sa serbe si:Svetozareva Kragujevci,Krushevci,Pozharevci,Paraqini,Smedereva,Uzhica,Çaçaku,Shabaci etj.

Sipas historiografisë serbe shqiptarët e islamizuar janë quajtur turq-musliman.Po aut.serb shkruajnë kinse shqiptarët nuk kan luftuar kunder turqëve,por kan bashkpunuar me ta,për këtë vet kan ikur…. Elena Kocaqi Levanti: Serbia e mori Sanxhakun e Beogradit n’fillim të shek.XIX.Kur serbët morrën këtë territor filluan të dëbonin shqiptarët musliman nga Sanxhaku i Beogradit dhe nga lugina e lumit Moravë.Nga Sanxhaku i B.u dëbuan të paktën 150.000 shqiptarë që po ta kthesh me numrin e sotem të rritjes së popullsisë,shkon deri te 1milionë ban.Beogradi ka pasur një popullsi të madhe shqiptare,e cila mund të përbënte edhe shumicën e popullsisë në atë kohë. Më 1833 Serbia i kishte shperngulur shqiptarët edhe nga 6 nahijet:të Kryshevcit,Paraqinit,Rozhanjit,SokoBanjës,Timokut dhe Negotinit. Më 1876-1978 Serbia i kishte shpërngulur me dhunë shqiptarët në pjesën Verilindore të Vilajetit të Kosovës(Sanxhakun e Nishit,Toplicë,Prokuple,Kurshumli,Pirot,Leskovc,Vranjë etj.) rreth 350.000 shqiptarë. Më 1912 Serbia i okupoi dhe i mbanë, Preshevën,Bujanocin,Medvegjen dhe Sanxhakun.Gjatë dy shekujve të fundit,nga territoret e shtetit serb u dëbuan mbi 2.5 milionë ban.Po te llogarisim edhe numrin e të vrarëve më atë të dëbuarve,sot mund të bënin një popullsi prej 15 milionë shqiptarë dhe 30 milionë në Ballkan.Ashtu ne Turqi numri mund të jetë 10-20 milionë shqiptarë Këto fakte nuk ja thanë Serbisë dhe B.Nderkombëtare asnjë intelektual e historian dhe asnjë politikan e deputet. Serbia, Greqia dhe Mali i Zi u bënë shtete dhe u zgjeruan në trojet shqiptare me ndihmën e të njejtave pesë fuqive europiane sidomos në Kongresin e Berlinit 1878 dhe në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913. Lartë duart nga Kosova./ina

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...