Migrosi dhe Coopi qetësojnë: Është siguruar furnizimi me ushqim për popullatën

Date:

Pamje që nuk mund të shmangen: Raftet e boshatisura. Ushqimet me afat të gjatë duket se janë shitur të gjitha. Miell, drithëra, ravioli, makarona: Të gjitha janë zhdukur. Si reultat i kësaj janë protestat e konsumatorëve të zemëruar nga mediat sociale, të cilët kanë frikë për sigurinë e furnizimit në Zvicër. Migros përpiqet ta qetësojë situatën.

Departamenti i mediave sociale i Migrosit aktualisht është duke u përpjekur për ta qetësuar situatën, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Nuk është imponuar asgjë, por po sigurohem furnizimet sa më shpejt që të jetë e mundur. Por, lutet edhe popullata që të kuptojë se artikuj të ndryshëm nuk mund të gjenden menjëherë nëpër rafte.

Coopi gjithashtu ka përjetuar një rritje të shitjeve pas njoftimit të masave të reja kundër virusit të koronës, siç thotë një zëdhënëse për Radio SRF: „Dyqanet janë plot dhe nuk ka arsye për brengosje. Punonjësit po bëjnë çmos për të mbushur raftet e boshatisura». Me sa duket, arsyeja për blerjet e shumta janë lajme të rreme, të cilat ndër të tjera po shpërndahen përmes WhatsApp.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...