Konsumatorët në Zvicër blejnë ushqime, boshatisen raftet

Date:

Të premten, Këshilli Federal zviceran vendosi të merrte masa drastike kundër virusit të koronës. Pak pas kësaj, popullata filloi të blejë ushqime në masë të madhe në të gjithë Zvicrën.

Tubimet me mbi 100 persona janë anuluar dhe shkollat ​​janë mbyllur: Masat e reja që Këshilli Federal zviceran i ka vendosur janë drastike. Sidoqoftë, presidentja Federale Simonetta Sommaruga në konferencën për media pasdite, tha: „Tani nuk ka asnjë arsye për panik“. Në të njëjtën kohë, qeveria bëri thirrje për solidaritet të popullit në mënyrë që të mbrojnë së bashku më të dobëtit.

Me sa duket, jo të gjithë i përcollën me vëmendje këto fjalë: Në të gjithë Zvicrën filluan blerje të ushqimit të llojllojshëm, shrkuajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Më së shumti u prekën shitoret e Migros dhe Coop në Cyrih-Affoltern, Embrach ZH dhe gjithashtu në Kantonin Vaud. Nga fotoot e lexuesve mund të shihen shumë rafte të boshatisura, ndërsa më të prefruarat ishin produktet e ngrira, perimet dhe letrat higjienike.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...