Shqiptari vrau malazezin në Zvicër, 16 vite e gjysmë burg

Date:

Gjykata rajonale e Cyrihut ka dënuar të mërkurën një shqiptar me 16 vite e gjysmë burg, pasi kishte vrarë me armë zjarri një truproje me prejardhje malazeze.

Dënimi i është shqiptuar për veprën penale vrasje me paramendim si dhe për delikte tjera të ndryshme.

Vrasja kishte ndodhur më 1 mars të vitit 2015, në Affoltern të Cyrihut, transmeton Shtegu.com. Autori i vrasjes dhe viktima, i cili punonte si truprojë dhe ka qenë aktiv në sportet luftarake, kanë pasur një armiqësi të lahmotshme.

Dy personat që e kanë shoqëruar shqiptarin, një turk 25-vjeçar dhe një çeçen 35-vjeçar gjithashtu janë dënuar nga gjykata. Shtetasi turk është dënuar me burgim me kusht të pjesërishëm, prej tre vitesh dhe me gjobë me kusht. Gjykata ka hequr dorë nga dëbimi i tij prej Zvicrës. Nga ana tjetër, shttetasi çeçeni është dënuar me burg me kusht dhe me një gjobë.

Gjatë seancës, shqiptari ka deklaruar se i vjen shumë keq për krimin e kryer.

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...