Shqiptari 23-vjeçar mbyt një këmbësor në Gjermani

Date:

Ai goditi një këmbësor dhe u arratis. Pak më vonë, policia gjermane arrestoi shkaktarin e aksidentit.

Në Bremen të Gjermanisë, një person 60-vjeçar është goditur nga një veturë, mbrëmjen e së martës dhe u lëndua rëndë. Rreth orës 20:50, disa dëshmitarë raportuan se një xhip Audi kishte goditur një person pranë stacionit kryesor të trenit. Pas kësaj, vozitësi 23-vjeçar u arratis me veturën e tij, njoftoi policia gjermane, transmeton Shtegu.com.

Sapo arritën në vendngjarje, policët filluan me reanimimin e të lënduarit. Ata u mbështetën nga një mjek, i cili kishte ndodhur në afërsi të vendngjarjes. Më pas, një ambulancë e dërgoi këmbësorin në një spital, ku pas pak ai vdiq nga plagët e tij.

Pak më vonë, vozitësi dhe bashkudhëtari i tij 33-vjeçar u ndaluan nga policia dhe u dërguan në stacionin policor. Në xhipin e llojit Audi Q5, policia gjeti dëme masive në zonën e përparme dhe një xham të thyer.

Shqiptari 23-vjeçar kishte një vlerë alkooli prej mbi 0,5 promila. Në Gjermani, ai nuk ka vendbanim të përhershëm dhe është arrestuar, ndërsa po shqyrtohet masa e paraburgimit. Ai po hetohet për vrasje nga pakujdesia. Pas përfundimit të masave policore, bashkudhëtari i tij u la i lirë.

Hetuesit ia konfiskuan veturën dhe patentë shoferin, ndërsa dëmi i shkaktuar material është rreth 10,000 euro. Hetimet e mëtejshme për rrjedhën e aksidentit janë duke vazhduar. Policia në Bremen do të pranojë informacionin e dëshmitarëve përmes telefonit në 0421 362-14850.

Për shkak të aksidentit, në mbrëmje ka pasur vonesa masive të trafikut rreth rrugës „Ausser der Schleifmühle“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...