Obama Nungara është nga Amerika e Jugut. Bëhet fjalë për një krimb të sheshtë me një preferencë të veçantë: Mishi.
Obama Nungara është një krimb i butë me një oreks për mish. Ajo që tingëllon si „Sulmi i krimbave vrasës“ nga një film horror, kërcënon mbi të gjitha ekosistemin europian. Edhe pse i padëmshëm për njerëzit, krimbi bën dëm të madh në mbretërinë e kafshëve. Krimbi ushqehet me kafshë të vogla, si kërmijtë dhe insektet.
Preja është jashtëzakonisht e rëndësishme për ekuilibrin ekologjik. Problemi: Obama Nungara nuk ka grabitqarë natyralë në Europë dhe për këtë arsye mund të përhapet lirshëm. Krimbi mishngrënës është veçanërisht i përhapur në Francë, me biologët që zbuluan njëqind në vetëm një kopsht.
Përveç Francës, Spanjës, Portugalsë, Britanisë së Madhe, Italisë dhe Belgjikës, edhe Zvicra gjithashtu ka raporuar praninë e këtij lloj krimbash, informon Shtegu.com. Studiuesit dyshojnë se krimbi i sheshtë u fut në tokë nga bimë të importuara nga Amerika e Jugut.
Emri i krimbit të sheshtë nuk ka asnjë lidhje me ish-presidentin amerikan Barack Obama. Emri përbëhet nga fjalët „Oba“ për gjethe dhe „Ma“ për kafshë. Këto janë terma nga gjuha e vjetër Tupi, e Amerikës së Jugut.

