Dhjetë kolegë nga Valisi i Poshtëm janë parqaqitur të hënën në gjyq. Grupi kishte rrahur një kopshtar. Por edhe ai u dënua.
Gjykata Kantonale e Valisit aktualisht po merret me një zënkë nga viti 2017. Në atë kohë, u shkaktua një përleshje e dhunshme midis dhjetë të rinjve dhe një kopshtari peizazhist nga komuna Monthey. Zënka brutale u zhvillua para një bar lokal.
Kopshtari i peizazhist u godit me thikë disa herë; në zënkë u përfshinë edhe shishe të ndryshme, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com. Një fotografi që u shkrep natën e krimit tregon se sa konflikti ishte i dhunshëm: Pas përleshjes, një shteg i gjatë gjaku u vërejt në rrugën e Monthey.
Gjykata Kantonale e Valisit, të hënën njoftoi verdiktin e saj në shkallë të dytë. Gjithsej tetë nga dhjetë të pandehurit e rinj u dënuan me burg. Pas procesit të apelit, dënimet e shkallës së parë janë rritur për disa autorë, siç raporton lenouvelliste.ch, transmeton Shtegu.com. Autori kryesor u dënua me gati pesë vite burg, ndërsa në seancën e parë ishte dënuar me katër vite.
Njëri nga të dënuarit është nga Portugalia, një tjetër nga Kosova. Pas vuajtjes të dënimeve, që të dy do të dëbohen nga Zvicra.
Viktima, kopshtari peizazhist, gjithashtu është dënuar nga gjykata me pesë muaj burg me kusht.


