Në Bernë arrestohen pesë të dyshuar për trafikim të migrantëve

Date:

Ata kontrabanduan refugjatë nga Italia në Zvicër dhe për këtë shërbim kërkuan të holla: Policisë zvicerane i kanë rënë në sy pesë persona trafikantë, të cilët kryesisht jetojnë në kantonin e Bernës, shkuajnë mediat zvicerane.

Policia Kantonale e Bernës ka zbardhur një rast të madh të kontrabandës së migrantëve: Si rezultat i hetimeve të gjera për rastet e trafikimit njerëzor me migrantë, ajo ka identifikuar pesë të dyshuar. Sidomos, tre persona me vendbanim në Kantonin e Bernës dyshohen se kanë kontrabanduar vazhdimisht njerëz përtej kufirit.

Konkretisht, personat midis moshës 29, 36 dhe 49-vjeçare thuhet se kanë kontrabanduar më shumë se 90 persona në Zvicër, ndërmjet qershorit 2017 dhe prillit 2019.

Gjatë kësaj, tre autorët e dyshuar kishin mbështetje, informon Shtegu.com: Një grua 23-vjeçare nga Kantoni i Bernës dhe një burrë që jeton në Gjermani, dyshohet se janë përfshirë në ekzekutimin e transporteve të caktuara.

Kuinteti kontrabandonte njerëz nga Lindja e Mesme, nga veriu i Italisë në Zvicër ose përmes Zvicrës në Gjermani. Veprimin e kryenin pëmes automjeteve private apo të kompanive. Policia supozon se udhëtimet ishin planifikuar paraprakisht dhe se kontrabandistët kërkonin të holla nga refugjatët për „shërbimet“ e tyre.

Tre të pandehurit kryesorë u arrestuan si pjesë e një aksioni të synuar në prill të vitit 2019 dhe u paraburgosën. Dy prej tyre janë ende në paraburgim. Të pesë të pandehurit tani do të duhet të përgjigjen para gjykatës për rreth 90 raste.

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...