Të shtunën, më 15 Shkurt 2020, në kyçjen në autostradë Reichenburg në orën 12.30, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku . Gjashtë persona janë lënduar, dy prej tyre me rrezik për jetë. Policia Kantonale në Schwyz është në kërkim të dëshmitarëve.
Një përplasje frontale mes dy veturave të pasagjerëve ka ndodhur në orën 12.30 në kyçjen e autostradës në Reichenburg. Nga godtija e ashpër janë lënduar gjashtë persona. Në njërin prej automjeteve kanë qenë tre persona. Shoferi 40-vjeçar u plagos ndjeshëm dhe të dy bashkudhëtarët e tij 67- dhe 71-vjeç u lënduan rëndë.
Në automjetin tjetër ndodheshin edhe tre persona, shoferi 48-vjeçar dhe pasagjerët e tij 10 dhe 46-vjeçar pësuan lëndime të rënda, transmeton Shtegu.com. Dy të lënduarit me rrezik për jetë u dërguan në spital me helikopterët e shpëtimit në klinika speciale.
Për shkak të aksidentit, ky segment rrugor është bllokuar për një kohë të gjatë.
Shkaku dhe rrjedha e aksidentit janë duke u hetuar nga Policia Kantonale në Schwyz dhe prokurori publik. Personat që mund të japin informata për aksidentin duhet të telefonojnë në numrin 041 819 29 29.

