Në vitin 2015, një student nga Kantoni Thurgau kaloi dy muaj në një shkollë gjuhësore në SH.B.A. dhe më pas vazhdoi një aventurë rrugore „Roadtrip“. Me këtë rast, ai shkaktoi një aksident që mund t`i kushtojë shumë shtrenjtë.
Udhëtimi për studimin e gjuhës në SH.B.A. ka të ngjarë të mbetet një kujtim i keq për Benjamin O., shkruan „Beobachter“ . Gjithçka kishte filluar në mënyrë të padëmshme, transmeton Shtegu.com“. Në vitin 2015, 22-vjeçari ndoqi një shkollë gjuhësore në San Francisko për dy muaj, pas së cilës filloi një aventurë rrugore me tre zviceranë të tjerë. Pas pak, O. ai ka dashur t`i fillojë studimet në ETH Cyrih.
Por, gjatë këtij udhëtimi diçka nuk shkoi mirë: Në etaüën e parë ai shkaktoi një aksident. Në një kryqëzim konfuz dhe të frekumetuar, O., i cili ishte pas timonit, anashkaloi një semafor të kuq. Ai ngadalë po e drejtonte makinën drejt kryqëzimit, kur një automjet tjetër e goditi makinën e zviceranit.
„Më kujtohet vetëm se befas qëndruam në kryqëzimin“, thotë studenti zviceran. «Së pari i pyeta kolegët e mi nëse të gjithë ishin mirë. Pastaj u largova mënjanë».
Në këtë aksident askush nuk pësoi lëndime. Vetëm vozitësja e veturës tjetër kishte pësuar disa mavijosje nga airbagu, përndryshe ajo dukej e palënduar, thotë O. Megjithëkëtë, ai ka dashur t`i kërkojë falje, por ajo është dukur e tronditur.
Grupi më në fund vazhdoi udhëtimin e tyre me një makinë të re me qira. Pastaj, një vit e gjysmë më vonë, vie lajmi tronditës: Studenti zviceran Thurgau u njoftua se ishte paditur për një milion dollarë dëmtime. Ai kishte qenë i sigurt se sigurimi i qirasë së makinave do t`ia mbulojë të gjitha dëmet. Më në fund u vu në dispozicion të tij edhenjë avokat. „Vetëm atëherë nuk u ndjeva plotësisht e humbur“, thotë O.
Çështja u zvarrit me muaj. Ankuesja kishte deklaruar se aksidentiasaj i kishte shkaktuarprobleme në shpinë dhe duhej t’i nënshtrohej një operacioni. Kompania e sigurimeve kundërshtoi këtë kërkesë dhe ankueses i ofroi 250,000 dollarë, të cilat ajo i refuzoi. Pastaj edhe avokati gjithashtu hoqi dorë nga mandati i tij. Avokati i dytë e këshilloi O. të nënshkruante një rrëfim duke thënë se ai kishte kaluar kryqëzimin në të kuqe. Megjithatë, kjo e bëri situatën edhe më keq.
Sepse tani paditësi kërkoi papritmas dy milionë dollarë. Për studnetin gjithçka ishte „plotësisht e ekzagjeruar“. Gjithçka simbolizonte se do të zhvillohej një proces.
Pastaj ndodhi kthesa: Një detektiv privat i angazhuar nga kompania e sigurimeve filmoi viktimën se si ajo me lehtësi po transportonte kuti – një kundërshtim me deklaratat e saj për shëndetin. „E dija që tani kemi diçka në dorë për të negociuar“, thotë O.
Por paditësja nuk u largua me duar bosh: Në shkurt të vitit 2019, avokatët ranë dakord që të paguanin 650,000 dollarë. Meqenëse sigurimi mbulon dëmet deri në një milion, studenti nuk u përball me pasoja financiare. „Një gur i madh ka rënë nga zemra“.
O. nuk ka mundur të flasë asnjëherë me paditësen personalisht, megjithëse do t`i kishte kërkuar falje. Ky rast nuk kishte ndikuar që ai të fitojë bindje të keqe për amerikanët: „Unë nuk jam i zemëruar me ankuesen“. Ai beson se i gjithë procesi i çështjes është „pjesë e kulturës amerikane“. „Jam i lumtur që ka mbaruar. Dhe shpresoj që ajo të jetë mirë“.

