Aksident në Aeroportin e Cyrihut, avioni i Qatar Airways godet një avion zviceran

Date:

Në aeroportin e Cyrihut ka ndodhur një përplasje avionësh. Gjatë qarkullimit nga prapa, një avion i Quatar Airways ka goditur një avion të Helvetic.

Një pasagjer që ka qenë në avionin e Qatar Airways në Aeroportin e Cyrihut, ka raportuar për një aksident, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.

Kur po dilte nga zona e parkimit, avioni në fjalë goditi një avion të Helvetic Airëays. „Tani për tani, makina me siguri do të qëndrojë në tokë“, thotë pasagjeri. „Tani jemi kthyer përsëri në port“. Mbetet e paqartë se kur pasagjerët e Katarit do ta realizojnë udhëtimin.

Raffaela Stelzer, zëdhënëse e mediave të aeroportit, konfirmon aksidentin. „Gjatë qarkullimit nga prapa, një avion ka goditur një tjetër“. Hetimet janë duke u zhvilluar për të përcaktuar më saktë rrjedhën e aksidentit.

Siç tha Mehdi Guenin, zëdhënësi i mediave i Helvetic Airways, makina e dëmtuar është një Embraer E190-E1. „Ndër të tjera, është dëmtuar edhe timoni“, tha zëdhënësi. Në bord nuk ka pasur udhëetarë. Guenin: „Në kohën e aksidentit, makina jonë nuk kishte udhëtarë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale“. Aktualisht, ato po vlerësohen nga teknikët.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...