Një përplasje avioni ka ndodhur në Stamboll të mërkurën në mbrëmje. Për mrekulli, nuk ka viktima.
Në aeroportin Sabiha Gokcen në Stamboll, një avion ka dal nga pista, të mërkurën në mbrëmje dhe e ka kaluar zjarri, shkruajnë mediat e huaja. Një deklaratë nga Ministria e Transportit turk thotë se nuk ka viktima. Megjithatë, 52 persona janë lënduar, informon Shtegu.com. Një video tregon se si njerëzit e përgjakur po transportohen me automjet.
Sipas kësaj, në bord kanë qenë 177 pasagjerë, duke përfshirë dy fëmijë. Për më tepër, edhe 6 anëtarë të ekuipazhit ishin në bord. Transmetuesi shtetëror TRT raportoi se bëhet fjalë për një avion të Pegasus. Fotografitë e televizionit tregojnë se si pjesa e përparme e avionit është copëtuar.
Mbetet ende e paqartë se si ka ndodhur aksidenti. Me sa duket, gjatë aterrimit ka qenë duke rreshur shi i madh, ndërsa avioni doli nga pista püasi kishte aterruar. Avioni ka ardhur nga Izmiri dhe u përpoq të aterronte menjëherë pas orës 18.00, me kohën lokale. Bëhet fjalë për një Boeing 737-86J. Pegasus fluturon nëpër aeroporte të ndryshme në Evropë, duke përfshirë edhe Gjenevën, Bazelin dhe Cyrihun në Zvicër.

