Albin Kurti kryeministër, frikë për Beogradin dhe Tiranën

Date:

Nga Spartak Ngjela/

Është kryeministri i parë shqiptar me një program teorik të nivelit të lartë konceptual. Në funksion të shtetit të zhvillimit dhe të akteve të tij. I la në hije të tërë kryeministrat. Tre kryeministrat e fundit tanë duke përfshirë edhe Saliun i la si gjynahqarë kryetarë katundesh. Unë e prisja se ai (I referohet Albin Kurtit) pavarësisht nga bindja, sepse idetë janë personale ose majtas ose djathtas.

Pavarësisht nga bindjet e tij të majta, nuk më intereson fare kjo. Por pavarësisht nga këto bindje ai mbajti një fjalim me nivel të lartë intelektualist. Nga konteksti I tij kuptova që do të krijojë intelektualizmin në qeverisjen shqiptare, që nuk është në Shqipëri fare. Shqipëria ka 30 vite që qeveriset nga qeveri anti-intelektualiste. Ky i dha të kuptohet në një botë shqiptare që unë do t’i drejtohem intelektualizmit.

I gjithë programi I tij në të tëra aspektet ishte një thirrje për rikrijimin e botës intelektualiste në drejtimin e shtetit shqiptar. Kini parasysh një gjë, nuk mund të flitet për eksperimentin pa mbaruar eksperimenti. Unë nuk e di se si do të implementohet programi, kam folur për programin. Programi është ky që thashë unë. Thirrje për krijimin e intelektualizmit shqiptar. Qeveritë Hoxha, qeveria Berisha, qeveria Nano, Nano ishte diçka më e zbutur, qeveria Meta dhe sidomos qeveria Rama janë qeveri anti-intelektualiste, nuk e kanë pranuar intelektualizmin. Befas del një kryeministër, që pranon intelektualizmin. Pse? Tregon që është një nivel I lartë si intelektual. Duhet të kini parasysh një gjë. Dalja e Albin Kuritit ka ngritur shumë tensionet në Beograd. Sepse e panë që përfundimisht në Shqipëri, në botën Shqiptare, në Ballkanin Perëndimor doli një politikan I nivelit të lartë. Këtë e thonë të gjithë. Dhe janë në presion. Se ç’bëjnë anësore shkruesit me kallamarë nuk më hynë fare në punë janë shkrues me kallamar. Çështja është këtu. Fakti që Beogradi e ka frikë e ke në favor. Kë ka frikë Beogradi? E ka gjë Ramën frikë, jo. E ka pasur gjë Metën frikë, jo. E ka pasur gjë Saliun frikë, jo. Me përjashtim të Ramush Haradinaj që deri diku u kundërvu, asnjë nga ato si kishte frikë Beogradi. Për herë të parë sipas pikëpamjes time Beogradi është I trembur. Fakti që është I trembur bota shqiptare po krijon një vlerë të re

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri: René Keller në...