Test shumë i vështirë për shtetësi zvicerane

Date:

Në fshatin Arth SZ të Zvicrës, komuna nuk pranoi të natyralizonte një italian, pasi nuk e kishte kaluar testin.

Ditëve të fundit, testi i natyralizimit nga Arth SZ ka shkaktuar shumë debate, sepse përveç të tjerash, një italianit iu mohua natyralizimi pasi nuk e ka ditur se ujqërit dhe arinjtë nga parku lokal i kafshëve, ruheshin në të njëjtën rrethojë.

Me këtë rast, gazeta „Blick“ ka bërë një test me të njëjtat pyetje ndaj lexuesve të saj. Rezultati? Në Arth do të ishin natyralizuar vetëm pesë për qind.

Në detaje, komuniteti nuk është edhe aq keq: 96 për qind e dinë strofën fillestare të himnit kombëtar. 56 për qind e lexuesve që restoranti „Grüne Gans“ është një restorant në kopshtin zoologjik Arth Goldau. Në pyetjen „Çfarë ju vjen në mendje kur dëgjoni fjalën`ländler`?“ lexuesit janë përballur me probleme të mëdha. Përgjigja e saktë, sipas bashkisë, për pyetjen nuk është „muzikë“, por „muzikë e bukur“ – vetëm 26 për qind e kanë zgjedhur këtë mundësi. Kjo pyetje i ka nervozuar aq shumë lexuesit sa që kanë parashtruar ide që të heqin dorë nga shtetësia zvicerane.

„Këtu çështja është nëse dikush do të bëhet zviceran e jo dijetar. Të paktën gjysma e pyetjeve nuk i plotësojnë këto kërkesa, të paktën dy pyetje janë thjesht pyetje të mendimit personal dhe ky mendim nuk u intereson autoriteteve“, ka shkruar një lexues.

Lexuesi Hansjörg gjithashtu pyet vetveten nëse tani ai duhet ta dorëzojë pasaportën e tij. „Kisha vetëm gjashtë përgjigje të sakta“.

Shumica e zviceranëve nuk do të merrnin pasaportën

Shumica e pyetjeve në kolonën e komenteve thonë se pyetjet janë arbitrare dhe subjektive. Lexuesi Theo shkon një hap më tej, informon Shtegu.com. Ai vërtet turpërohet: “Ligji i Kantonit Schëyz kërkon njohuri themelore të historisë, gjeografisë, demokracisë, të drejtave politike dhe sigurisë sociale. Të gjitha pyetjet e tjera janë arbitrarite të paligjshme dhe me mendje të ngushtë».

Shumë lexues janë të sigurt se shumica e zviceranëve nuk do ta merrnin pasaportën. Lexuesi Roland është gjithashtu i bindur për këtë: „Të paktën një e treta e popullsisë zvicerane që banon në Arth do të duhet t`i dorëzojnë pasaportat e tyre zvicerane“.

Njëri prej tyre do të ishte lexuesi Heinz. Ai shkruan: «Unë jam 81-vjeçar, kam shërbyer në ushtri për 590 ditë, kam studiuar shkenca politike, flas tre gjuhë. Kam paguar gjithmonë taksat e mia dhe nuk kam të dhëna kriminale. Por sipas këtij testi, unë ndoshta do të dëbohesha».

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...