Rreth orës 19.45 të mbrëmjes, një vajzë është ngacmua nga persona të panjohur në zonën e sheshit Bärenplatz në Kreuzlingen TG. Kur rreth orës 22.30 babai kishte ardhë ta merrte vajzën 15-vjeçare, ajo i njohu personat në stacionin e qytetit Kreuzlingen. Pasi babai u përpoq të bisedonte me ta, u shkaktua një zënkë, me ç`rast 59-vjeçari u rrah disa herë dhe u kërcënoi me një pistoletë.
Kur arritën disa patrulla policie dhe forca nga Administrata Federale e Doganave, tre personat e panjohur u arratisën.
Si pjesë e ndjekjes, janë arrestuar një 19-vjeçar algjerian dhe dy shqiptarë të moshës 25 dhe 29-vjeçare, pranë stacionit të trenit, transmeton Shtegu.com. Sipas njohurive të Policisë së Kantonit Thurgau, 25-vjeçari e përpoq ta marr pistoletën që e mbante para arrestimit, me ç’rast një polic qëlloi me një të shtënë. Për fat të mirë, askush nuk është lënduar.
Prokurori publik në Kreuzlingen po heton rrethanat e sakta dhe ka hapur një hetim penal. Arma është siguruar.

