Zviceranët janë duke u kthyer nga Kina

Date:

Natën e së dielës, një avion i cili ndër të tjera duhet të sjell zviceranët që duan të largohen nga zona e Coronavirus në Kinë përsëri në Europë, fluturoi siç ishte planifikuar nga ëuhani. Njerëzit e bllokuar për ditë të tëra, priten pasdite në bazën ajrore franceze në Istres-Le Tube, shkruajnë mediat zvicerane.

Në bordin e A380, i cili drejtohet nga linja ajrore Hi Fly Malta, janë shtetas të disa vendeve europiane, përveç Zvicrës, për shembull, ka edhe francezë, belgë dhe austriakë, transmeton Shtegu.com. Sipas Flightradar24, menjëherë pas orës 9 të mëngjesit, avioni ka qenë duke fluturuar mbi malet Ural në Rusi.

Pas zbarkimit në jug të Francës, ata së pari duhet të kalojnë në karantinë. 14 qytetarë zviceranë kishin kërkuar nga përfaqësia zvicerane në Pekin që të largoheshin nga vendi. Dhjetë prej tyre tani janë duke menduar që ta pranojnë ofertën për dalje, thuhet në faqen e internetit të Departamentit të Punëve të Jashtme (EDA) në Bernë. Franca kishte ofruar të transportonte zviceranëte e gatshëm për t`u larguar për në Europë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...