Një djalosh i ri, të hënën në Wohlen ka qenë viktimë e një sulmi. Rezultati i sulmit është një hundë e thyer dhe një shpatull e zhvendosur.
Një 22-vjeçar u rrah aq dhunshëm të hënën përpara vendbanimit të tij në ëohlen AG, sa është dashur të trajtohet në spital. Nga dhoma e urgjencëss, të martën 22-vjeçari serb raportoi në polici, shkruajnë mediat zvicerane. Policët pastaj shkuan për ta intervistuar në spital, siç njoftoi të shtunën Policia Kantonale në Aargau.
Me këtë rast, u konstatua se hunda dhe mollëzat e tij ishin thyer dhe shpatulla ishte zhvendosur, informon Shtegu.com. Asaj nate, policia arrestoi një kosovar 31-vjeçar dhe një zviceran 33-vjeçar nga rajoni, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në sulm. Sipas njohurive të disponueshme, incidenti duhet të ketë ndodhur para një godine apartamentesh në rrugën Villmergerstrasse në Wohlen, në mes orës 18 dhe 19.
Rrethanat e sakta dhe motivi i sulmit janë ende të paqarta. Policia kantonale është duke hetuar, ndërsa edhe prokurori ka hapur një hetim penal. Policia është në kërkim të dëshmitarëve.

