Pas përfundimit të karrierës, Admir Mehmedi do të bëhet gastronom

Date:

Futbollisti shqiptar i Kombëtares Zvicerane, Admir Mehmedi e lavdëroi vendndodhjen e ëolfsburgit në Bundesligë.

„Ndoshta këtu në ëolfsburg, pas karrierës time do të hap një restorant“, ka pohuar futbollisti shqiptar, përndryshe bir i një furrtari picash, në një intervistë me portalin në internet „t-online.de“, transmeton Shtegu.com. „Për momentin ndihem shumë rehat dhe në duar të mira këtu në ëolfsburg. Mund ta imagjinoj që edhe karriera ime të përfundojë këtu. Por kurrë nuk dihet: Në futboll mund të ndodhë çdo gjë“.

Sulmuesi 28-vjeçar në karrierën e tij ka luajtur për FC Zürich, Dynamo Kiev, SC Freiburg dhe Bayer Leverkusen. Ai veçanërisht e vlerëson qytetin e Volksëagen-it: „Më pëlqen ambienti i punës familjare. Distancat në ëolfsburg janë të shkurtra“. Sidoqoftë, Admiri e përshkroi trajnerin e Freiburgut Christian Streich, si figurën më formuese në karrierën e tij profesionale. „Në futboll. ai është pak si prindi im për mua“, tha ai. „Unë do të jem përjetësisht mirënjohës ndaj tij“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...