Një ngjarje e rëndë është shënuar pak momente më parë në qytetin e Korçës.
Një person është goditur me sëpatë dhe si pasojë ka gjendur vdekjen.
Viktima është identifikuar si Dashnor Osmani, i cili punonte si shitës bananesh, dhe dyshohet se i kanë prerë kokën me sëpatë.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbardhur më tepër detaje rreth kësaj tragjedie.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Pazarit të Korçës ku viktima punonte si shitës bananesh, ndërkohë që autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë Zamir Topi 42-vjeç është arrestuar pak metra larg vendngjarjes dhe është shoqëruar në polici. Persona të rastësishëm të gjendur aty pranë kanë njoftuar ambulancën e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por viktima nuk ka arritur të mbijetojë. Gazeta Shqip


