Për shkak se pas 15 vitesh u kthye në Gjermani, një shqiptar i dënuar për vepra të lidhura me drogën duhet të shkojë në burg edhe për dy vite të tjerë. Shqiptari tani 45-vjeçar ishte dënuar me burgim prej gati gjashtë vitesh në vitin 2002, për trafikim të lëndëve narkotike, informon Shtegu.com. Pasi vuajti një pjesë të burgimit, ai u dëbua në vendin e tij të lindjes. Zyra e prokurorit publik në Flensburg më pas e shpalli shqiptarin në kërkim, po që se kthehej në Gjermani.
Siç është raportuar të hëën nga policia federale gjermane, 45-vjeçari u arrestua të premten gjatë një kontrolli në hyrje pranë Ruhstorf (rrethi i Passaut). Më pas, ai është dërguar në një institucion korrektues. Atje ai duhet të vuaj edhe 701 ditë të mbetura.

