Një verimaqedonas tridhjetvjeçar i përgatiti një periudhë të vështirë për disa muaj policisë zvicerane në Fribourg. Ai inskenoi bëri gjithçka për t’u burgosur.
Detyrimisht i fokusuar për të thirrur policinë, ai e thirri numrin e emergjencës 117 nga muzgu e deri në agim, mesatarisht çdo shtatë minuta, një ditë korriku në vitin 2019. Ky verimaqedonas rreth të tridhjetave donte vetëm një gjë: Të burgoset sa më parë në mënyrë që të shpëtojë nga demonët e alkoolizmit. Sipas „La Liberté“,verimaqedonasi u rikthye një muaj më vonë me 33 thirrje telefonike brenda një dite. Por, më kot.
I këmbëngulur të shkojë në burg, shtetasi verimaqedonas nuk e lëshoi idenë e marrë dhe shpiku një histori tjetër: Nga stacioni në Romont, ai thirri policinë për të raportuar praninë e një pedofili që nuk ishte askush tjetër, përveç vetë ai. Kur mbërriti një patrullë policore, ai dëshironte të futej në makinën e oficerëve. Por, edhe kësaj radhe dështoi, transmeton Shtegu.com.
Sidoqoftë, vendosmëria e tij nuk u dobësua. E përditshmja e Friburgut sqaron se verimaqedonasi gjithashtu shkaktoi telashe në spitalin në Riaz (FR) duke pështyrë në kujdestarin e spitalit.
Çuditërisht, kur policia mbërriti në vendngjarje dhe donte ta merrte në veturë, ai kishte një qëndrim jo të rregullt për të refuzuar të merrej nga policët. Por, me presion ai u dërgua në komisariat, përpara se të lirohej më vonë. Megjithatë, procedura e filloi kahen e saj. Ai u dënua me urdhër penal në 140 ditë burg dhe gjobë prej 900 frangash zvicerane për alarm të rremë, pengim të punës së zyrtarëve, sulme, kërcënime dhe dhunë ndaj autoriteteve, shkruan „La Liberté“, informon Shtegu.com. Problemi i vetëm është se tani, verimaqedonasi nuk gjendet askund. Ndoshta dëshira e tij për të qëndruar në burg tani është një gjë e së kaluarës.

