Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj fjalëve raciste të përdorura nga gazetari i ZDF Marcus Lanz, kundër shqiptarëve gjatë një debati në këtë televizion, shkruan „Bild“. Me një gjuhë raciste dhe denigruese duke debatuar ashpër me ministrin gjerman të Transporteve, Lanz është shprehur: “Tani ti je duke rënë në nivelin e lojës mashtruese të shqiptarëve”.
Kaq ka mjaftuar që kryeministri Rama në një preononcim për “BILD” të dënojë ashpër këtë etiketim të Lanz. Rama për “BILD” pohoi se “jam shumë i habitur që mund të dëgjosh një gjuhë të tillë në një kanal televiziv aq të njohur siç është ZDF! Nuk e di nëse ky është ndonjë gabim i pafajshëm apo ndonjë keqemërtim racist për shqiptarët si popull, por padyshim që është një shprehje e turpshme”, transmeton Shtegu.com.
Më tej kryeministri Rama ka folur rreth takimit me kancelaren Merkel që pritet të zhvillojë të hënën dhe negociatat e Shqipërisë me BE.

