Për shkak se fluturimi ishte devijuar në Gjermani, një serb aterroi në ëeeze të Gjermanisë. Ndaj tij, këtu kishte një urdhërarrest.
Një ide e marrë e nj ështetasi serb 21-vjeçar. Ai në të vërtetë ka dashur të fluturojë nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, për në Eindhoven të Holandës. Megjithatë, fluturimi i së martës u devijua.
Kështu shtetasi serb përfundoi në ëeeze të Gjermanisë, transmeton Shtegu.com. Këtu ai u kontrollua nga policia federale gjermane në ora 11.00 të mëngjesit, shkruajnë mediat gjermane.
Gjatë kësaj, zyrtarët policorë zbuluan se ndaj tij ka qenë i shqiptuar një dëbim nga Gjermania dhe ishte paraparë që ai të arrestohej. Me këtë rast, shetasit serb i është refuzuar hyrja në Gjermani dhe ai është kthyer në Beograd.

