Makina punuese e lë pa disa gishtërinj Agneza T. nga Kosova

Date:

Është një ide tmerruese për çdo punëtor në ndonjë makinë punuese. Papritmas, ajo fillon të aktivizohet dhe njërës i zë duart. Për kosovaren Agneza T. (29), makthi u bë realitet. Ajo humbi disa gishta në një makinë punuese. Shefi i saj është tronditur.

Të premten e kaluar, menjëherë pas orës 22.00 në mbrëmje, në kompaninë Lonstroff në Merenschëand të Zvicrës, ka ndodhur një aksident i tmerrshëm i punës. Duart e një punëtoreje u shtypën nga makinë punuese. I tronditur thellë, drejtori menaxhues Urs Bahnmüller (62) e ka konfirmuar aksidentin, shkruan „Blick“.

Bëhet fjalë për kosovaren Agneza T. (29) nga Muri i Kantonit Aargau. Aty, Agneza shpon vrima të vogla gome. Ato nevojiten midis shisheve të infuzionit dhe tubave. „Deri më tani, gjithçka ka shkuar gjithmonë mirë“, thotë Bahnmüller.

Vetëm kësaj here jo. Kur Agneza T. i kishte të dy duart në makinën punuese dhe po punonte në një të ashtuquajtur lëkurë mbi të cilën ka pasur një numër gomash të vogla, makina papritmas fillon të aktivizohet. Dhe i goditi duart e Agnezës me disa tonelata presion! Ajo u zhgreh në vaj me zë të lartë. Punëtorët e tjerë menjëherë nxituan për ta ndihmuarr.

Madje, mbikëqyrësi i ndërrimit e aktivizoi një pirun dhe e futi në mes duarve të Agnezës dhe makinës punuese, në mënyrë që t`ia dëmtojë më tepër duart Agnezës, ka rrëfyer ngjarjen Bahnmüller, transmeton Shtegu.com.

Pas gati gjashtë minutash, Agneza T. ka mundur të lirohet. Bahnmüller: „Drejtimi i rrotullimit të makinës u ndryshua“. Agneza është dërguar në spital dhe dyshohet se ka humbur disa gishtërinj.
Punëtorët janë përkujdesur nga një ekip përkujdesësish për raste të tilla. „Për momentin, makinat punuese nuk janë duke funksionuar“, thotë Bahnmüller. „Ato do të aktivizohen vetëm kur përsëri do të garantohet siguria e punëtorëve tanë“.

Si ndodhi aksidenti? „Makina ka masat paraprake më moderne të sigurisë“, shpjegon Bahnmüller. „Mund të aktivizohet vetëm me të dy duart në të njëjtën kohë duke shtypur një pullë në të majtë dhe në të djathtë në të njëjtën kohë“.

Për shkak se Agneza T. kishte të duart e saj në makinë kur ajo u aktivizua, ose makina nuk ka funksionuar si duhet ose ka pasur ndonjë efekt tjetër. Sigurimi invalidor Suva dhe policia tani kanë filluar hetimet.

Agneza T. është nën kujdesin intensiv. Ajo është zgjuar, por e tronditur, thotë Bahnmüller. Tani, Agnezës i uron shërim sa më të shpejtë dhe të afërmve të saj shumë kurajo.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...