Kryetari dhe Nënkryetari i Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, Feti Demolli dhe Rini Dauti, janë të ftuarit e radhës në emisionin e 6-të, Sporti Shqiptar në Zvicër në TV Syri.
Demolli dhe Dauti folën për UKSHFZ-në, se si funksionon ky organizim tash e 6-të vite, për arritjet, projektet, sfidat dhe vështirësit e klubeve shqiptare të futbollit, për Kupën e Unionit, pëe Kupën e Diasporës, bashkëpunimin me klubet shqiptare.
Ata u përgjigjen në pyetjet e gazetarit, Kasam Selimi, se çfarë bashkëpunimi ka UKSHFZ-ja me FFK-në, FSHF-në, FFMV-në, me federatën shqiptare të futbollit në Gjermani, por edhe me Ministrinë e Diasporës së Kosovës.
Udhëheqësia e UKSHF-së gazetarit Kasam Selimi i ndau Mirënjohje për kontributin e dhënë për promovimin e sportit shqiptar në Zvicër.
Për më tepër, ndiqeni emisionin Sporti Shqiptar në Zvicër, të hënën nga ora 21:00, në Syri TV.
Të gjitha emisionet mund ti gjeni në kanalin zyrtar të TV-së në Youtube dhe në dritaren informative www.radiovala.com.

