Gostivar, burri e detyron bashkëshorten të kryej marrëdhënie me shokun e tij

Date:

Një 21 vjeçar nga Gostivari është arrestuar mbrëmë, pasi bashkëshortja një vjet më e re e ka denoncuar se me dhunë dhe kërcënime e ka detyruar të kryej marëdhënie me shokun e tij prej të cilit ka marë para.

“Njëzetvjeçarja nga Gostivari, dje (15-janar) rreth orës 21 e 50 minuta, në SPB Tetovë ka denoncuar se, bashkëshorti i saj 21-vjeçar e ka kërcënuar dhe disa herë e ka detyruar me dhunë të kryej marrëdhënie seksuale me shokun e tij, i cili pas aktit i ka dhënë shumë të caktuar të parave”, njoftoi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Bashkëshorti i saj dhe shoku i tij 19-vjeçar nga Gostivari, për shkak të dyshimeve për involvim në këtë rast, janë privuar nga liria dhe mbajtur në stacionin policor në Gostivar, ndërsa policia po punon në zbardhjen e rastit.

Ky rast është paraqitur në polici, pasi paraprakisht 20 vjeçarja nga Gostivari kishte shkuar në stacion për të denoncuar bashkëshortin se gjatë orës 19 e 20 minuta, ndaj saj dhe nënës së saj 37-vjeçare, është kryer dhunë familjare nga bashkëshorti i saj dhe tre persona tjerë nga Gostivari, familjarë të tyre të moshës 23, 33 dhe 61 vjeçarë. Personat e involvuar në këtë sulm janë privuar nga liria dhe mbajtur në stacionin policor në Gostivar. Po meren masat për zbardhjen e plotë të rastit. INA

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...