Dauti Komerc shembull edhe në komunikacion, krahasohet me sistemin zviceran

Date:

Kompania Dauti Komerc përveç se ka aritur një sukses të jashtëzakonshëm dhe konsiderohet si një shkollë në sferën e biznesit në Maqedoninë e Veriut, ajo më tani është bërë shembull edhe në kulturën e lartë në komunikacion. Për sukseset e shumta të kësaj kompanie tanimë kanë filluar të shkruajn edhe mediat në gjuhën maqedonase.

E përditshmja në gjuhën maqedone “Nova Makedonija”, në një artikull të saj ka shkruar se veturat e kompanisë janë shembull i shkëlqyeshëm se si duhet të sillëmi në komunikacion.”Pjesëmarësit në komunikacion në Shkup dhe më gjërë pozitivisht reagojnë për një dukuri positive tek veturat e kësaj kompanie në të cilat shkruan ”Nëse keni vërejtje dhe lëvdata për shoferin e kësaj veture, ju lutemi na informoni në këtë numër të telefonit”, shkruan Nova Makedonija, në artikullin e saj, sipas së cilës ky veprim i kompanisë, jep optimizëm se dikush mban llogari për respektimin e rregullave të komunikacionit.

”Ndokujt ndoshta kjo do t’i duket fare e parëndësishme, por në situate kur të gjitha vlerat morale kanë filluar të zbehen, një tekst i vogël jep shpresë se nuk është fundosur gjithçka. Qytetarët janë të lodhur nga shoferët të cilat i ndjekin veturat me shpejtësi marramendëse dhe nuk respektojnë asnjë rregull të komunikacionit, duke mos respektuar as këmbësorët dhe duke mos mbajtur llogari as për mjedisin”,thuhet në artikullin e gazetës Nova Makedonija.

Kompania Dauti Komerc, është themeluar në vitin 1990 si një biznes familjar, ndërsa sot është një ndër kompanitë më prestigjioze në vend, e cila veprimtarinë e vet e ka shtrirë në më tepër vende të rajonit, Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...