Në vitin 2017, një kosovar 61-vjeçar ishte dënuar për përdhunim seksual nga Gjykata e Lartë e Bernës. Ai më pas e kundërshtoi tërheqjen e lejeqëndrimit – por pa sukses, siç tregon vendimi i Gjykatës Administrative.
Një kosovar i cili në Zvicër ka jetuar që nga viti 1990, duhet të kthehet në vendlindjen e tij kundër dëshirës. Pas një dënimi për përdhunim, lejeqëndrimi iu revokua me të drejtë, ka konstatuar Gjykata Administrative e Bernës, shkruajnë mediat zvicerane.
Vendimi i publikuar të mërkurën nuk është ende i plotfuqishëm. Kosovari 61-vjeçar e ka mundësinë që të ankohet edhe pranë Gjykatës Federale zvicerane, transmeton Shtegu.com.
Gjykata e Lartë e Bernës e dënoi atë në vitin 2017 me një dënim me burg të pjesërishëm, prej 32 muajsh për përdhunim dhe abuzim seksual. Një nga arsyet që ai kundërshtoi tërheqjen e lejeqëndrimit ishte sepas kaq vitesh, ai nuk do të mund ta gjente rrugën e tij në Kosovë.
Sidoqoftë, Gjykata Administrative e konsideron kthimin në Kosovë si të arsyeshëm. Burri është i njohur me gjuhën dhe kulturën e atdheut të tij dhe do të jetë në gjendje të integrohet përsëri atje. Depresionet e pretenduara nuk janë gjithashtu asnjë pengesë. Sëmundjet mendore gjithashtu mund të trajtohen në mënyrë adekuate në Kosovë.
Gjykata sqaroi se tërheqja e lejeqëndrimit ishte e justifikuar duke marrë parasysh seriozitetin e krimit. Burri kishte thënë së fundmi se ndjehej shumë keq për atë që kishte ndodhur – por kjo vërejtje ishte e padukshme, pasi ai e kishte mohuar gjithmonë krimin në procedurat penale.
Gjykata Administrative gjithashtu thekson se burri është „nën mesataren e integrimit“ në Zvicër. Kjo dëshmohet me borxhin e grumbulluar prej rreth 400,000 frangash zvicerane. Një pjesë e kësaj mund të arsyetohet se ai ishte mashtruar nga ish i besuari i tij. Në ndërkohë, një procedurë penaleështë ende në shqyrtim.
Procesi i tij i përdhunimit gjithashtu kontriboi në rritjen e borxhit. Kosovari është dashur të paguaj rreth 64,000 franga për shpenzimet procedurale, dëmet dhe kompensimin e viktimës – dhe faji ishte i tij. Siç mund të shihet në vendim, viktima me sa duket është ende në pritje të parave të cilat asaj i takojnë.

