Lideri i Iranit kërcënon SHBA dhe përmend Shqipërinë: Një vend i vogël dhe djallëzor në shërbim të Amerikës

Date:

Kërcënimet e Iranit ndaj SHBA kanë përfshirë sot edhe Shqipërinë. Media iraniane në gjuhen shqipe “Pars Today”, në një artikull të publikuar sot për fjalimin e liderit të Iranit Ajetollah Khamenei, citon një deklaratë të tij që i referohet Shqipërisë dhe strehimit të muxhahedinëve në vendin tonë.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve, Ajetollah Khamenei, “Lideri Suprem i Revolucionit Islamik duke folur mbi komplotet e Amerikës ka thënë: Në çështjen e sigurisë, përpara ngjarjeve të muajit të kaluar në një vend të vogël dhe djallëzor evropian, një element i Amerikës me disa iranianë mercenarë dhe tradhtarë që kanë shitur atdheun e tyre, ka bërë programe kundër Iranit”.

Sipas tij, ky komplot që i referohet muxhahedinëve në Shqipëri, ishte pjesë e “planit që ne vumë re disa ditë më vonë në çështjen e benzinës. D.m.th. populli ishte i hidhëruar për çështjen e benzinës dhe këtë e keq shfrytëzuan dashakeqët dhe armiqtë që u futën në veprim, d.m.th. prishën, dogjën dhe nisën luftë. Ky ishte plani i tyre i mëparshëm”.

Sipas medias iraniane deklaratat e Ajetollah Khameneit janë bërë sot në një takim me banorët e qytetit Kum në Iran, ku ka folur për sulmin me raketa ndaj dy bazave ushtarake të Amerikës në Irak. KOHA JONE

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...