Nga Avzi Mustafa
– zenitizmi e percepton Evropën, kulturën e saj, si fenomen të gjeneruara, ndërkaq neoshqiptarizmi si organizëm i shëndoshë, ku progresi është i pandalshëm;
– zenitizmi mëton ta serbizojë(!) Evropën e molisur, ndërkaq neoshqiptarizmi ta evropizojë neoshqiptarizmin;
– zenitizmi konstaton se serbizimi është në rregull, ndërkaq neoshqiptarizmi konstaton ngecjet, gabimet në shoqërinë shqiptare dhe tregon rrugën (evropiane) se si ndreqen gabimet;
– zenitizmit i mungon Rusia, ndërsa neoshqiptarizmit Evropa;
– zenitizmi afirmon primitivizëm, njeriun e prishur, ndërkaq neoshqiptarizmi njeriun e edukuar (të shkolluar);
– zenitizmi parapëlqen çlirimin e instinkteve ataviste, ndërkaq neoshqiptarizmi çlirimin e mendjes;
– zenitizmi glorifikon barbaro-gjeniun, që qëndron mbi moralin, ndërkaq neoshqiptarizmi pjekurinë morale;
– zenitizmi parapëlqen kolapsin e qytetërimit perendimor, ndërkaq neoshqiptarizmi triumfin e tij;
– zenitizmi ndërtohet mbi përmasa utopike, synon ta krijojë Njeriun e Ri, Frymën e Re, Artin e Ri, ndërsa neoshqiptarizmi ka ambicie realiste që ta krijojë shqiptarin e ri;
– zenitizmi shfaqet si ide decivilizuese, ndërsa neoshqiptarizmin e aspiron civilizimin;
– zenitizmi e adhuron anarkinë e përjetshme, ndërsa neoshqiptarizmi organizimin dhe rregullimin e kaosit përmes arsimimit të mirëfilltë;
– zenitizmi e adhuron irracionalen, ndërsa neoshqiptarizmi e idealizon racionalizmin;
– zenitizmi e glorifikon mitin, ndërsa neoshqiptarizmi e dekonstrukton atë etj.
Mendoj se këto vështrime të Arbër Xhaferit duhet të jenë leksion për politikanët, opionistët e intelektualët, që të mund të kenë qëndrim ndaj “minishengenave”, që po paraqiten kohëve të fundit./ina

