Prof.Dr.FEHIM REÇANI
Dijetari bullgar, P.Sllavejkov thotë:”maqedonët antikë kanë qenë popull tjetërfarë dhe sllavët e Maqedonisë nuk kanë kurrfarë lidhjesh me ata”….”sllavët e Maqedonisë janë një masë amorfe, pa vetëdije përkatësie një populli apo kombi të caktuar. Prandaj i kanë përbuzur dhe përqeshur “patriotët”sllavë, të cilët veçorinë e vet “maqedone”e kanë lidhë, jo vetëm me tokën në të cilën kanë banuar, por edhe me historinë e maqedonëve antikë , ndonëse në atë histori nuk kanë mundur të gjenin kurrfarë suaze për përmbajtjen nacionale sllave” Duke banuar në truallin në të cilin në shekujt e para Kr. kanë banuar maqedonët antikë, kur filluan të mendonin për krijimin e kombësisë së vet, turmat sllave në Maqedoni,në shek.e XIX “shumë lehtë mashtruan vetveten se qenkan trashëgimtarë të popullit të lavdishëm të Filipit të II-t e të Aleksandrit të Math e jo as Grekët as Vllehët që, gjithashtu, pretendonin se janë pasardhës të maqedonëve antikë” – thotë V.Jagiq-i . “Mungesa e emrit të sigurt nacional dhe e vetëdijes nacionale”,- thotë Drag. Taskovski – “qe shprehje e zhvillimit johistorik të sllavëve të Maqedonisë, tradita stërgjyshore, që te të gjithë popujt luan rolin vendimtar në përcaktimin e kombësisë , për këta sllavë Maqedonie,gjithashtu, ka munguar”. “Me dalldisjet romantike se na qenkan trashëgimtarë direkt të maqedonëve antikë, lidhet jo vetëm vetëdija nacionale e sllavëve të Maqedonisë, e shprehur dhe e zbukuruar me fantazi” , – “por edhe bindja se vërtet janë ata, si të lashtët”. Dalldisjet romantike Si çdo romantikë nacionale,ashtu edhe romantika e sllavëve të IRJ. Maqedonisë, pra, ka insistuar që të gjente kontinuitet e lidhshmëri me ndonjë traditë të moçme dhe të lavdishme.”Parafytyrimet e madhësisë së maqedonëve antikë dhe shpresa për një ardhmëri të shkëlqyer”- thotë Drag.Tashkovski -“ishte fermenti i vetëdijes nacionale i sllavëve të Maqedonisë, pa marrë parasysh kontinuitetin e vërtetë ose jo ndërmjet Maqedonëve antikë dhe Maqedonëve bashkëkohore. “Emri i Maqedonëve të lashtë, të cilin, në bazë të territorit , ku kanë qenë vendosur dhe në bazë të famës së maqedonëve antikë”- thotë V.Jagiq-i “ka qenë më i përshtatshëm,sepse ai emër ka qenë emër neutral, me atë nuk janë emërtua as Grekët, as bullgarët,as serbët e as arbanasët ( shqiptarët ), meqë këta në këtë kohë kanë pasur emrat e vet nacionalë”. Sido që të ketë qenë,edhe para ardhjes së Sllavëve,pjesa më e mdhe e Maqedonisë Antike ka mbetur e banuar prej fiseve të lashta trako-ilirepellazgjike të Edonisë,më vonë,të Maq -Edonisë, tëasimiluar e të transformuar në Helenë dhe emri Maqedon jo vetëm si ide gjeografike, por si emër i vërtetë i Maqedonisë Antike vazhdon të jeton në gojat e banorëve të saj të transformuar edhe sot e kësaj dite në Greqinë Veriore bregdetare egjeane. Kjo pjesë e Maqedonisë Antike edhe sot e kësaj dite, pra,quhet Maqedoni dhe banorët e saj të quhen me emrin krahinor maqedonë,tani, mbas gjithaq kohësh,natyrisht, grekë. Pra,emri Maqedoni e maqedonë nuk ka qenë neutral,si thotë Jagiqi, në – se jo nacional, ka qenë dhe është gjithnjë emër krahinor i banorëve të saj. Cituam, pikërisht, autorë sllavë,të cilët,siç pamë,në mënyra të ndryshme dhe pa mëdyshje, pohonin dhe vërtetonin se sllavët e IRJ.të Maqedonisë nuk kanë kurrfarë lidhjesh gjenetike me maqedonët e vjetër antikë,meqë maqedonët e vjetër kanë jetuar dhe vepruar në kushedi sa shekuj të para Kr.,kurse disa sllavë në disa pjesë të Maqedonisë Antike janë dyndë nga Veriu i Evropës dhe janë vendosur këtu prej shek.të VII-t mbas Kr. Kemi arsye të besojmë se sllavët të vendosur në disa pjesë të Maqedonisë Antike,realisht,nuk kanë qenë pa identitet, përkundrazi,siç pamë,ata u kanë takuar fiseve të veta me veçoritë e turmës sllave,në përgjithësi,, prandaj sllavët e IRJ.të Maqedonisë mburren që janë sllavë. “Ne s kemi pse të turpërohemi pse jemi sllavë,përkundrazi, ne mburremi me atë që i takojmë xhinsit sllav”- thotë Petar Poposki .Sllavët të vendosur në ish territoret e Maqedonisë Antike, ata në kohën e romantizmit të shek.XIX-t kanë qenë bërë monedhë për kusuritje dhe mollë sherri ndërmjet serbëve, bullgarëve dhe grekëve: kush nga ata t’i përvetësonte më parë e t’i bën te pjesë të kombit të vet bullgar ose serb,duke i emërtua “Maqeonë”,ndonëse sllavët e IRJ.t Maqedonisë kanë pasur identitetin e vet, pjesërisht, bullgarë, pjesërisht, serb. Bullgarisë dhe Serbisë nuk u kanë interesua sllavët e jugut si të tillë,por u ka interesua toka,në të cilën ata jetonin dhe jetoj në gjithnjë,që nëpërmjet të këtyre sllavëve të veçuar e të emërtuar “maqedonë”,të shtrinin sundimin e vet në të gjithë teritorin e ish Maqedonisë Antike dhe të dilnin në Detin Egje. “Bullgarisë i duhet Deti i Bardhë(Egje),meqë Deti i Zi është liqen”- thoshte dijetari bullgar,Çomakov,- “sepse kombet që nuk kanë det janë të dënuar për asgjësim natyror”. Kurse J.Niderle thotë në librin e vet “Makedonskijat vëpros”,Sofija 1902:”Me që Austria qëndron si digë në Perëndim e Bullgaria në Lindje, qeveria sërbe është drejtua në drejtim të Maqedonisë me synim për të dalë në detë të hapur nëpërmjet të Selanikut” “Sërbia nuk mund të ekziston pa det”,- shprehej I.Pavlloviq duke e drejtua politikën sërbe drejt Maqedonisë me qëllim që nëpërmjet të saj të depërtonte në Selanik e në Detin Egje. Edhe ministri i atëhershëm serb, Millovanoviq-i,është shprehë preras:”Po nuk doli Serbia në Detin Egje, ajo do të detyrohet t’i dorëzohet dinastisë austriake”. Ato kanë qenë përpjekje të dendura e të nxehta,edhe të Bullgarisë edhe të Sërbisë,që nëpërmjet të sllavëve të emërtuar,falsi për sherr – “Maqedonë”, të dilnin në Detin Egje që,në të vërtetë, për hesap të Greqisë, kanë qenë plane ekspansioniste. Por,as Bullgaria,as Sërbia një plan të tillë nuk mundën ta realizonin. “Krijesa” jugosllave Në Luftën e Dytë Botërore,fashizmi u bë rast i volitshëm që Jugosllavia e ashtuquajtur,socialiste bëri që të dilnin në dritë po puj të tjerë që më përpara nuk kishin ekzistua,sidomos populli i ashtuquajtur “maqedon!”Edhe Jugosllavia socialiste vazhdoi tra ditën hegjemoniste të Jugosllavisë monarkike. Kjo Jugosllavi territorin e vet e ndau në gjashtë republika federale administrative,jo në bazë të lumenjve kryesorë si për ish-banovinat, por në bazë të kombit që jetonte n’ato republika. Për pesë republikat tjera kishte nacion historikisht, të njohur edhe më përpara, kurse për ish banovinën e Vardarit nuk kishte nacion e për ta formua edhe pjesën jugore të Jugosllavisë socialiste si republikë, n’atë bazë, asaj iu desh që, më përpara të formonte një nacion, mandej,në bazë të këtij,republikën federale të quajtur republika federale e Maqedonisë dhe një grusht sllavësh të kësaj republike – komb sllav. Tendenca pansllaviste,gjithnjë hegjemoniste dhe ekspansioniste ndaj popujve të tjerë fqinj historikisht të njoftun.Simbas udhëzimeve të nacionalizmit sërb, partia komuniste e Jugosllavisë që në formimin e vet iu vërsul, politikisht e ideologjikisht, më përpara Shqipërisë e nëpërmjet të sllavëve të republikës federale të Maqedonisë edhe Greqisë. Shqipëria e hëngri,por,megjithatë,nuk u bë pjesë e Jugosllavisë, kurse Greqia nuk i hëngri ato dardha sllave që në fillim gjatë formimit, të ashtuquajturës, parti komuniste çlirimtare. Prej një grushti sllavësh të Jugut,pra,për të parën herë u formua një shtet si pjesë e Maqedonisë Antike në mënyrë,që mandej,në moment të volitshëm shteti i formuar maqedon të kërkonte bashkimin edhe të pjesëve tjera të Maqedonisë Antike, gjoja,të okupuar prej Greqisë. Andej,sllavët e IRJ të Maqedonisë sipas porosive të nacionalizmit serb,ushqenin e rritnin një ideologji e një botëkuptim ekspamsionist duke edukua edhe gjeneratat e reja nëpër shkollat e republikës me histori jashtëzakonisht të falsifikuar e të vjedhur se, gjoja, qenkan pasardhës direkt të maqedonëve antikë dhe se, sido kurdo, lyp të çlironin pjesët tjera që gjoja ua paskan rrëmbye greku ,prandaj nëpër librat shkollore plasonin hartën e Maqedonisë së “vet”Antike, këndonin këngët “od Tetova do Solluna”,etj.etj. Disa here kemi theksua se Maqedonia Antike dhe maqedonët antikë nuk kanë qenë as helenë e aq më pak sllavë, por trako-ilirë-pellazgë, më vonë ,shumë më vonë të helenizuar, ashtu siç është i argumentuar shkencërisht kombi shqiptar,si pasardhës po i thrako-ilirëve pellazgjikë dhe nëse duhet dikush të mburret për çeshtjen e Maqedonisë e të maqedonëve antikë dhe lidhjeve të një kombi të mëvonshëm me ata maqedonë antikë atëherë, padyshim, janë vetë shqiptarët e jo grekët e as sllavët. A ka turp e thjeshtësi më të madhe që sllavët e kësaj republike Maqedonia të edukojnë gjeneratat e reja të vetat se,gjoja, nëna sllave paska pjellë Filipin e II-të, Aleksandrin e Math,e tjera e tjera çmenduri! Është interesant e shumë signifikativ dialogu gjatë bisedimeve ndërmjet ministres së punëve të jashtme të Greqisë,z.Bakojani, dhe ministrit të punëve të jashtme të IRJ.të Maqedonisë, z.Milloshovski zhvilluar në Nju Jork më 18.IX.2008. Bakojani: Ju,Sllavët,keni ardhë këndej në shek.e VII-t pas Kr.e nuk mund të keni lidhje me popullin antik maqedon e me Maqedoninë Antike,të cilët kanë ekzistuar gjatë kushedisa shekujve të para Kr. Milloshovski: …dhe një gjë tjetër po ju them,zonjë: më mirë është që të merremi vesh shpejt e shpejt,se ju e dini fort mirë dhe ne e dimë fort mirë se cilit komb i përket emri Maqedoni, prandaj është më mirë ta mbyllim këtë punë,- ju mbani atë pjesë që keni, kurse ne ta mbajmë pjesën tjetër të Maqedonisë. Bakojani: për cilin komb e ke fjalën, për shqiptarët? Për ata mos u mërzit fare,ata janë në gjumë e nuk dinë se kur do të zgjohen, se po u zgjuan ata,na mori dreqi edhe neve edhe juve!…prandaj duhet të merremi vesh sa më shpejt….(Balkanëeb 19 shtator 2008). Falsifikimi historik Përveç autorëve të shumtë më të vjetër, përgjithësisht sllavë, konfirmimi i këtyre dy funksionarëve të lartë të Greqisë e t IRJ. Maqedonisë më kanë bërë shërbim shumë të madh në përpunimin e diskursit tim rreth përdorimit e të falsifikimit të emrave të lashtë të Maqedonisë Antike dhe të popullit të saj antik. Na vjen shumë mirë e na kënaqin me deklaratat e tyre, ashtu ,me gojë të vetën,si hajdutë që pranojnë se bëjnë pazarllëqe për gjërat e vjedhura të huajat.! Dmth. edhe Grekët edhe Sllavët e IRJ. të Maqedonisë e kanë ditur dhe e dijnë fare mirë se çdo gjë në lidhje me Maqedoninë Antike dhe me popullin maqedon antik u takon,pikërisht, shqiptarëve dhe se bash Shqiptarët duhet ta mbrojnë atë punë,sepse kanë qenë e janë vëllezër të atij populli antik maqedon dhe se n trojet e Maqedonisë Antike, kanë jetua stërgjyshat e këtyre shqiptarëve,- trako-ilirët-pellasgjik, bile, parahelenë,të cilët Shqiptarë edhe sot e kësaj dite janë vendas autoktonë në këto troje të IRJ.Maqedonisë,si trashgues tradicio nalë e të dokumentuar të Thrako-IlirëvePellasgjikë antikë. Unë mendoj se edhe kombi shqiptar,edhe kombi grek edhe opinioni botëror nuk do të kishin gjë kundra nëse ky popull i riformuar sllav të hiqte dorë nga fantazia e sëmura me nuan sa hegjemoniste se qenkan, gjoja, pasardhës direkt i maqedonëve të vjetër, antikë dhe të pajtohej se kanë përvetësua një emër të huaj, në të vërtetë, janë komb i ri maqedon, novomaqedon dhe MaqedoniaMaqedoni e Re, pa lidhje me Maqedoninë Antike IRJ.e Maqedonisë, më në fund, shtrihet, siç kemi thënë, në ish territorin e Dardanisë, të Pajonisë,të Pellagonisë,të Lynkestisë e të Penestisë ilirothrake dhe se shtrihet vetëm në një pjesë fare të vogël (Maqetia) të Maqedonisë Antike. (Fund)
E VËRTETA PËR MAQEDONINË E MOÇME DHE ATË TË SOTME
Date:

