Përse fjala ‘shiptar’ është fyese dhe cila është fjala fyese për serbët (VIDEO)

Date:

I ftuar në një emisionin televiziv në Serbi, Nexhat Beluli, një pronar televizioni në Bujanovc, është ftuar për të shpjeguar çështjen që shpesh është objekt i diskutimeve.

Sipas tij, asnjë serb nuk mund të e shqiptojë si duhet fjalën SHQIPËTARË, për shkak se gjuha shqipe ka shkronja që nuk i ka ajo serbe, sikurse shkronja ‘Ë’, andaj kur këtë fjalë e thotë një shqiptar tingëllon ndryshe. Kjo në fakt është arsyeja, tha ai, pse një shqiptar ndihet i fyer kur serbët e shqiptoj me fjalën ‘Shiptar’.

“Asnjë serb nuk mund të shqiptojë saktësisht atë fjalë sepse është ajo shkronja me E me dy pika (Ë) dhe kjo brenda fjalës Shqiptarë përdoret dy herë. Këtë ju nuk mund t’a thoni sepse në alfabet nuk e keni atë shkronjë. Dhe përderisa e shqiptoni në mënyrë të shkurtuar si Shqiptar, duhet t’a dini një herë e përgjithmonë se kjo është fyerje klasike për çdo shqiptarë”, ka thënë Beluli, transmeton GazetaMetro.net
Ai gjatë emisionit ka kujtuar se ekziston edhe shqiptarët kur flasin ndërmjet vete kanë një fjalë për serbët.

“Për shembull, kur e përkthen fjalën serb në shqip është ‘shkja’, dhe në këtë gjithnjë e përdorim në kuptim fyes”,

Më poshtë emisioni ku u fol për termin fyes ku Behluli për serbët shpjegoi se si shqiptohet saktë fjala shqiptar. /gazetametro.net

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...