Zbulohet identiteti i shqiptares që u vra në Francë, familjarët apelojnë për ndihmë: Na ndihmoni të kthejmë djalin e saj 3 vjeç në Berat dhe trupin e pajetë të Brunildës

Date:

Detaje tragjike dalin në dritë në lidhje me 37-vjeçaren shqiptare, e cila u gjet e vrarë në një pyll në Francë. “BalkanWeb” mëson se bëhet fjalë për Brunilda Kovaçin nga Berati, e cila sipas mediave franceze ishte punonjëse seksi.

Kanë qenë familjarët e viktimës ata që kanë kontaktuar me “BalkanWeb” ndërsa apelojnë për ndihmë, pasi në Francë aktualisht ndodhet djali i saj i mitur, 3 vjeç. Familja nga Berati tregon se lajmin e kobshëm e kanë marrë vesh nga mediat shqiptare, të cilat publikuan dje lajmin. “Lajmin e hidhur e morëm vesh nga mediat. Nuk dinim gjë. Jemi të shokuar. Tani kemi hallin e djalit që ka ngelur në Francë. Na ka rënë një hall i madh, aq më tepër kur nuk kemi mundësi financiare. Jemi keq ekonomikisht, nuk e sjellim dot trupin e vajzës në Shqipëri. I bëjmë thirrje shtetit që të na ndihmojë të na sjellë trupin e Brunildës, por dhe djalin e vogël.”, -thanë familjarët për BW.

Mediat franceze teksa publikuan lajmin për shqiptaren, shkruanin se ajo u gjet e vrarë në një park në Mougins të Francës. Trupi i gruas shqiptare, u gjet pjesërisht i djegur dhe i zhveshur në ditën e Krishtlindjeve.

Sipas grupit hetimor, ndër shenjat dalluese që çuan në identifikimin e viktimës, ishte një tatuazh në krahun e saj, me emrin e një mashkulli shqiptar.
“La provence” shkruante se një person është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, ndërsa nuk dihet nëse është një nga klientët e 37-vjeçares, apo tutori i saj. Aktualisht policia po heton.

360grade.al

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...