E FUNDIT: Gjendet trupi i pajetë i një gruaje shqiptare në Francë

Date:

Një grua shqiptare është vrarë pasi iu nënshtrua torturave fizike dhe djegies me cigare dhe trupi i saj është hedhur në një park ku u gjet nga kalimtarë të rastësishëm, raporton noa.al.

Zbulimi i trupit të të ndjerës u bë në zonën e Mougins (Alpes-Maritimes), mëngjesin e Krishtlindjeve, raportojnë sot mediat franceze duke cituar një njoftim zyrtar policor.
Viktima, u gjet krejtësisht e zhveshur dhe pjesërisht e djegur, braktisur në një park në Valmasque që rrihet pak nga kalimtarët.

Policia tha se bëhet fjalë për një femër 30 vjeçare nga Shqipëria. Këtë e konfirmoi dhe prokurori Fabienne Atzori: “Gruaja 30 vjeçare, ishte një shqiptare dhe jetonte në zonën pranë vendit të krimit. Ajo ishte nënë e një fëmije në moshë të vogël”, – saktësoi ai, i cituar nga e përditshmja franceze ‘Liberation”.

Mësohet se e ndjera, një grua e re bionde, kishte denoncuar në vitin 2015 dhunë fizike dhe verbale. Në trup iu gjetën dy tatuazhe, në njërin prej të cilit kishte emrin e një shqiptari.

Gazeta lokale Nice Matin citoi policinë të thotë se e kishte evidentuar të ndjerën si një prostitutë e zonës.

Ajo jetonte vetëm, në një apartament në Kanë, (Cannes – Alpes-Maritimes).

Një kontroll në banesën e të ndjerës evidentoi se krimi nuk kishte ndodhur aty, tha prokurori Fabienne Atzori, i lokalitetit Grasse (Alpes-Maritimes). /a.b/noa.al/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...